Gynej i kërkon llogari të atit kur mëson se ai do të mbyllë jetimoren. Songyl gjen Kaderin duke qarë dhe i premton se do jenë gjithmonë bashkë. Çdo gjë është gati për shembjen e konviktit por vajzat dalin përpara punëtorëve dhe nuk pranojnë që të lirojnë rrugë.
Songyl vendos jetën në rrezik. Seher shkon në funeralin e gjyshes së bashku me Meralin por atje i përzënë. Mesude bën sherr me Nazanin kur kjo e fundit i përmend sërish historinë e Ejlylit dhe Kemalit. Mesude mbron si gjithmonë Kemalin dhe i shkatërron shtëpinë Nazanit. Nazan e përjashton nga puna Mesuden.
Vajzat e jetimores bëjnë sherr me punëtorët e Ekremit dhe nuk i lejojnë të shkatërrojnë konviktin. Kader shkon kërcënon Ekremin se do të tregojë gjithçka mbi lidhjen e tij të fshehtë me Banun. Ekrem vendos të tërheqë vendimin për prishjen e jetimores. Vajzat gëzohen kur marrin lajmin se konvikti nuk do të prishet. Kemal godet Mesuden kur mëson se ajo nuk do të punojë më tek shtëpia e Nazanit. Meral dhe Seher futen në telashe me një burrë. Ky i fundit rreh Seherin dhe Meralin në mes të rrugës. Seher e vret atë për të mbrojtur Meralin./revistawho.com