Kader përfundon në spital për faj të Banus, këtë javë në “Lule të vetmuara

0

Meral dhe Seher mbeten pa shtëpi dhe në mes të rrugës. Nazan bën një plan për të marrë diskun e aksidentit nga Kemali. Ajo i fut në një kurth Mesuden dhe Kemalin që ata të largohen nga shtëpia. Nazan futet fshehurazi në shtëpinë e tyre për të gjetur diskun.

Në të njëjtën natë Ejlyl shkon në shtëpi dhe Kemal tenton të abuzojë me të. Nazan e ndihmon Ejlylin të shpëtojë. Ejlyl pëson shok pas kësaj ngjarje dhe vendos ta heqë qafe Kemalin përgjithmonë. Kemal nga ana tjetër ia mbush mendjen me gënjeshtra Mesudes duke e nxjerrë Ejlylin si një vajzë të përdalë.

Mesude mban anën e Kemalit si gjithmonë. Serkani i bën një surprizë Ejlylit dhe i kthen buzëqeshjen. Kader dhe Banu bëjnë sherr. Banu hedh nga shkallët Kaderin. Kader përfundon pa ndjenja dhe në rrezik për jetën. A do mund të shpëtojë ajo? Na mbetet ta mësojmë me episodet e reja çdo pasdite në TV Klan ora 16:10./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu