Jorioda Tabaku deklaron se këstet e kredisë do të rriten, paketa fiskale 2023 do të thellojë pabarazitë

0

Deputetja Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se me paketën fiskale të vitit 2023 do të marr më shumë taksa nga qytetarët shqiptarë veçanërisht tek bizneset e vogla dhe shtresa e mesme.

Përmes një postimi në Facebook, Tabaku shprehet se kjo paketët favorizon oligarkët dhe thellon diferencën mes shtresave të popullsisë.

Postimi i plotë

Sa taksa do paguani në 2023?

Përtej zhurmës, baltës, rrëmujës e lajmeve të zakoshme politike, qytetarëve u intereson të kuptojnë sa taksa do të paguajnë vitin e ardhshëm.

Janë 130 mln euro shtesë që do të taksohen dhe do të merren nga xhepat e çdo shqiptari, nga shporta e çdo familje shqiptare.

Në një vit të vështirë ekonomik, ku duhej që përpjekjet të drejtoheshin për të ulur pabarazitë dhe efektet e krizës të zbuteshin, Paketa Fiskale do të thellojë më shumë pabarazitë dhe do të ulë të ardhurat që do të kenë familjet në fund të muajit;

Në një vit ku këstet e kredisë për çdo shqiptar, që ka marrë një kredi për shtëpinë apo kredi të tjera, do të rriten;

Në një vit ku inflacioni dhe çmimet do të rriten me të përpjetë të madhe, qeveria do të vazhdojë të rrisë taksat për shqiptarët, sidomos shtresën e mesme;

– E nisën me rritjen 5-fish të çmimit të energjisë për mbi 100 mijë familje shqiptare, që do të ketë kosto ekstra prej 20 mln euro

– Peshqesh në paketën fiskale do të jenë edhe 17 mln euro taksa që qeveria ka vendosur t’ia marrë bizneseve të vogla dhe shtresës së mesme;

– 70 mln euro të tjera do të vijnë nga energjia, ndërkohë që tarifat e larta për bizneset, të vendosura abuzivisht, do të shërbejnë për të paguar këstet e Eurobondit që do të shtrenjtohen në vijim.

E të mendosh që 130 mln euro që do të marrë nga taksat e shtresës së mesme apo familjet shqiptare do të shkojnë 90% për të dyshuarit e përhershëm; Klubin e Oligarkëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu