Jeta e “Melisës” jashtë serialit “Mos ma lësho dorën”

0

Në këtë drejtim po vazhdon shkollimin “Melisa” 
“Mos ma lësho dorën” është seriali i ri turk që po transmetohet në Radiotelevizionin 21. Një serial me rrëfim të veçantë, kryeprotagonistë me karaktere të paharrueshme, mban zgjuar kurreshtjen e njerëzve që ta shikojnë çdo episod, shkruan rtv21.tv Aktorja e cila ka rrëmbyer vëmendje në këtë serial është edhe Cemre Baysel në rolin e Melisës, motrës së Xhenkut.

Cemre Baysel ka lindur më 5 shkurt të vitit 1999 në Izmir të Turqisë. Ajo vazhdon shkollimin e saj në Universitetin Ege, në departamentin e pikturës për mësimdhënie.

Përvoja e parë që Cemre ka pasur në aktrim është në serialin “Yeşil Deniz” në vitin 2014. Ajo gjithashtu ka luajtur edhe ne seriale tjera si  “İsimsizler” (2017), “Payitaht Abdülhamit” ( 2017), ndërsa aktualisht luan në serialin “Elimi Birakma”. Aktorja tregohet mjaft aktive edhe në rrjetin social Instagram me publikimin e fotografive të ndryshme nga puna dhe përditshmëria. Cemre ka mbi 189 mijë ndjekës./MalesiaPress

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu