Jeni kureshtarë? Ja çfarë do të ndodhë në sezonin e katërt të serialit të njohur

0

Netflix ka zbuluar të enjten trailerin zyrtar të sezonit të katërt të “La Casa de Papel”, e cila do të dalë premierë më 3 prill.

Sipas imazheve të shpërndara grupi i profesorit po kalon momentet më të vështira. Situata do përkeqësohet pas shfaqjes së një armiku mes radhëve të tyre që do ta vërë vjedhjen në rrezik të madh.

“La Casa de Papel Pjesa 4” fillon të zhytet në kaosin absolut: profesori supozon se Lisbona është ekzekutuar, Rio dhe Tokio janë në rrezik të madh, Nairobi është mes jetës dhe vdekjes.

Numërimi mbrapsht për të parë përsëri anëtarët e “Rezistencës”, të quajtur kështu tani nga Profesori, ka filluar globalisht edhe një herë. Është e qartë se kjo histori është “më shumë se një vjedhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu