Ja roli i Aleksandër Frangaj te kulla e Foltores

0

Aktivistja Rezearta Çaushaj duke komentuar editorialin e djeshëm të gazetarit Mero Baze, ku ky i fundit zbërthente të gjitha fijet që lidhin biznesmenin e kullës me Shkëlzen Berishën, ka nxjerr në pah edhe rolin e një biznesmeni tjetër që askush nuk e lakon: Aleksandër Frangaj.Aktivistja thotë se dyshon se Frangaj ka gisht edhe te konflikti i incineratorëve, me argumentin sipas Çaushajt “se kush qenkan këta të panjohur Zoto e Mërtiri që dashkan të fitokan shuma marramendëse kur Frangajt i është dashur kohë e mund?!”.

“Nuk e besoja kurrë se do të vinte dita që te ndaja Mero Bazen sepse, edhe nëse rrallë kam rënë ndonjëherë dakord me të, kam pasur në mendje se ai luan lojën e tij.

E unë, nuk dua të luaj lojën e askujt.

Por, ky artikull më ka habitur sepse kishte më pak nga Mero militanti aty dhe mi ka dhënë përgjigje një dyshimi që më brente prej kohësh mbi “modus operandi” të klaneve të politikës e biznesit në vend mbi projektet miliarda euroshe.

Më specifikisht, rolit të shumëkamufluar të Aleksandër Frangajt në shumë prej tyre.

Madje, dyshoj se ai ka gisht te kjo puna e konfliktit të incineratorëve (se kush qenkan këta të panjohur Zoto e Mërtiri që dashkan të fitokan shuma marramendëse kur Frangajt i është dashur kohë e mund?!), por ajo është tjetër histori.

E kam thënë më herë se TCH anatemohet shpesh – me të drejtë mind you, – por jo KLAN e Frangaj.

Padyshim që Mero përqëndrohet te Berisha, por dashje pa dashje, zbulon shumë më tepër se pjesa që i takon këtij të fundit në këto pazare, që për mua nuk ishte asfarë e re.

E di që shumica do më bombardojnë me replika automatike, nisur nga titulli, por kushdo që kërkon të di, më shumë se të militojë, t’i jap një lexim”, shkruan në rrjetet sociale aktivistja Çaushaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu