Ja pse Rama arrestohet para Metës: Sepse, nëse Presidenti shpërndan Parlamentin, nuk ka as Parlament pa Gjykatë Kushtetuese…

0

Ilir Meta, pritet që ta shpërndajë parlamentin me një dekret të tij dhe mësohet se dokumenti është përgatitur hollësisht nga ana formale dhe pret vetëm firmën në momentin e duhur. Burime të besueshme bëjnë të ditur se dekreti pritet të firmoset pikërisht ditën kur mazhoranca do të prekte kushtetutën në vend për të prekur kompetencat e kreut të shtetit. Siç mësohet, dekreti e konsideron shpërndarjen e parlamentit si një vendim të pashmangshëm si pasojë e një veprimi ekstrem të kuvendit që presidenca e cilëson ilegjitim edhe për shkak të mungesës së opozitës në te, pasi pjesën e deputetëve të opozitës së re e cilëson të paligjshëm. Sipas të gjitha gjasave parlamenti nuk do të njohë dekretin e presidentit dhe nuk do të shpërndahet, ndërkaq ka mundësi që të avancojë në kërkesën për shkarkimin e presidentit. Nëse ndodh kjo asnjëra palë nuk mund të zbatojë vendimin përkatës. Parlamenti nuk mund të shkarkojë Metën pa Gjykatën Kushtetutese dhe Presidentit mund të mos i zbatohet dekreti për shpërndarjen e kuvendit. Megjithatë, kjo përplasje finale pritet të cojë në një ulje të palëve, përkatësisht Ilir Metës dhe Gramoz Ruçit, për të zgjidhur ngërçin dhe sipas gjasave edhe me ndërmjetësinë e ndërkombëtarëve. Ku parlamenti tërhiqet nga shkarkimi dhe Meta nga shpërndarja, me kusht që të ketë një zgjidhje politike në vend. Kjo të paktën është formula që po flitet lëto ditë në sallonet e mëdha të politikës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu