Ja pse është e rrezikshme të grimoheni kur shkoni në palestër

0

Make up-i’ mund të ndikojë keq në lëkurën tuaj nëse e vendosni gjatë kohës që stërviteni, ndaj duhet ta shmangni patjetër këtë gjë. Ka 3 arsye kryesore pse nuk duhet të shkoni asnjëherë të lyera në palestër.
Për shkak të djersës dhe gjithë baktereve fytyra juaj mund të preket më lehtë nga infeksionet e lëkurës. Stërvitja është një mënyrë e mirë për të larguar toksinat nga trupi dhe grimi nuk do e lejojë që ta bëjë këtë gjë.
Aknet dhe poret e bllokuara mund të trajtohen, por dëmi më i madh është ai i poreve të mëdha. Ushtrimet në palestër hapin poret dhe ato mund të zgjerohen më shumë me kalimin e kohës.
Nëse keni lëkurë të ndjeshme nuk duhet të përdorni ‘make up’ gjatë kohës që ushtroheni. Kjo gjë mund të shkaktojë skuqje dhe irritim të lëkurës.
Megjithatë nëse ju e keni të vështirë të hiqni dorë nga grimi edhe në palestër, duhet të përdorni produkte që nuk bllokojnë poret, shmangni ato që kanë përbërje vaji dhe aplikojeni fondatinën vetëm në ato pjesë ku u duhet të mbuloni diçka. /revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu