Ja plani i Laert Haxhiut për vrasjen e prokurores së SPAK. Kërkohet të merren masa shtesë për mbrojtjen e saj

0

Një plan tjetër kriminal po thurej nga Laert Haxhiu dhe banda e tij dhe kësaj radhe në shënjestër ishin njerëz të drejtësisë, konkretisht një prokurore e SPAK, një prokuror i Lushnjës dhe një avokate. Një plan që tregon guximin për të ngritur dorën dhe mungesën e frikës nga banda e Haxhiut dhe ndaj shtetit

Dëshmia e Artan Tafanit, i penduar tashmë i drejtësisë ka arritur të zbardhë dhe atentatin që po planifikohej nga prokurores së SPAK Doloreza Musabelli, sipas burimeve zyrtare të Prokurorisë së Elbasanit.
Tafani, pjesë e bandës së Laert Haxhiut ka deklaruar se po thurej plani për ‘të hequr qafe’ Musabelliun si dhe prokurorin e Lushnjës Adriatik Doga dhe avokaten Merita Selimi.

“I kemi ndjekur. Laerti ka dashur të sulmojë Doloreza Musabelli, pasi ishte prokurorja e çështjes së tij në SPAK. Kjo prokurore kishte dënuar me burgim të përjetshëm shokun e Laertit Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. I kemi mbajtur nën vëzhgim dhe familjet e tyre. Laerti, pretendonte se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kjo prokurore po i bënte gropën. Atij ju fiksua që ta vriste prokuroren ose ndonjë njeri të afërm të familjes.
I kemi bërë foto prokurores, burrit avokat dhe fëmijëve. Laerti tha se fotot e fëmijëve duhet më parë t’ia nisnim burrit të prokurores për të parë se çfarë ndikimi dhe reagimi do sillte”, ka deklaruar i penduari Tafani.
Ndërkohë pas dëshmisë së tij, mbrëmjen e kaluar janë kërkuar masa shtesë për mbrojtjen e prokurores Musabelli dhe pritet reagim nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Selimi ishte prokurorja që hetoi Laert Haxhiun, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për masakrën e vitit 2017 në Lushnjë, ku mbeti i vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu.

Pas dy viteve hetime, Selimi shpalli moskompetencën duke sjellë dosjen ndaj tre të pandehurve në SPAK. Prokurorja e Lushnjës në muajin Korrik 2023 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vetting).

Çështjen e mori Doloreza Musabelli, prokurore në SPAK, ku aktualisht ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, ndërsa ka ende në fazë gjykimi Laert Haxhiun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu