Ja pazari i Edi Ramës me Sali Berishën/ I dha vajzës së Saliut leje ndërtimi në kompleksin “Partizani”

0

Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, duket se i kanë hapur rrugë një pazar atë gjithanshëm mes dyshes Rama-Berisha. Gazeta “SOT”, gjatë këtyre ditëve ka pasqyruar për lexuesin fakte dhe prova, që tregojnë rrugën që ish-kryeministri Sali Berisha ndoqi për të grabitur prona, sikundër tjetërsim i kompleksit sportiv “Partizani. Por duket se marrja e këtij kompleksi pa kurrefare rezistencë nga institucionet shtetërore dhe ligjzbatuese, ka ardhur si pasojë enjë marrëveshje fluide mes dy më politikanëve kryesore dhe që dominon dhe dominojnë Shqipërinë, siç janë Edi Rama dhe Sali Berisha. Këta të dy mes debatesh dhe përmes një konsensusi të fshehtë, jovetëm që ndryshuan Kushtetutën me forcën e kartonit që Partia Demorkatike dhe Partia Socialiste gëzonte në Parlamentin e Shqipërisë asokohe, por prodhuan edhe një superkryeministër dhe hodhën piketat e para të bashkëpunimit mes tyre, pavarësisht se ishin kundërshtarë politikë. Sot që flasim, Rama dhe Berisha krenohen për këtë marrëveshje që bënë 24 vite më parë me njëri-tjetrin, kjo ndoshta edhe për faktin përmes kësisoj paktesh, i kanë hapur rrugë edhe shumë pazareve, disa prej të cilëve janë në kufij e skandaleve.

Rama i dha Berishës lejen për ndërtim tek kompleksi “Partizani”

Por premtimi që Sali Berisha në vitin 2008 i bëri Edi Ramës, duke ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë, ka bërë që këtë të dy të vijojnë bashkëpunimin me njëri-tjetrin. Binomi Rama-Berisha qysh para 14 vitesh konfirmoi se pazaret e politikës i kthen në pazare ekonomike, ku lejet e ndërtimit grabitjet e pronave apo edhe biznese të tjera shumë herë më të rëndësishme janë kthyer në pronësi të kësaj mafie të paparë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Jo vetëm atëhere, por edhe sot që flasim Edi Rama është duke konfirmuar nga dita në ditë para shqiptarëve se nuk po bën politikë për interesat kombëtare por po bën politikë për një grupim klientelist mafioz. Ai së bashku me Sali Berishën në mënyrën më skandaloze po kthejnë legjislacionin shqiptar në një han ku hyhet e dilet sipas interesave të tyre. Kështu ligji i miratuar para disa vitesh në Parlamentin shqiptar për zhdukjen ambienteve sportive për interesa të ndërtuesve qeveritarë, duket se ka qenë përmbyllja e lejes së ndërtimit që Edi Rama i ka dhënë familjes së ish-kryeministrit shqiptar. Në mënyrën më të paturpshme Sali Berisha nxitoi të ndryshojë këtë ligj për të krijuar mundësinë për Edi Ramën që të pajisë me leje ndërtimi dhëndrin e tij. Gazeta “SOT” ka denoncuar në vazhdimësi, veprimet mafioze e të kundërligjshme të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama me sheshet dhe lejet e ndërtimit në kryeqytet. Së bashku me klanin familjar të ish-kryeministrit Sali Berisha, fill pas pazarit të bërë mes të dyve për heshtje ndaj korrupsionit dhe krimeve ekonomike të njeri-tjetrit, ish-kryebashkiaku kryesocialisti Edi Rama, ka regjistruar në “biografinë” e tij korruptive një skandal tjetër të rëndë në zhvatjen e rojeve dhe kthimin e tyre në sheshe për ndërtim pallatesh.

Pazari me Berishën, Rama e mblodhi KRRT të shtunën

Afro 7 muaj më parë, në datën 29 dhjetor 2007, Edi Rama ka kthyer miratuar si shesh ndërtimi kompleksin publik “Partizani”, si godinë banimi dhe shërbimesh me 5,7 dhe 9 kate, me 2 kate parkim nëntokë. Ky veprim me gjuhën e ligjit quhet abuzim, shkatërrim dhe grabitje e pronës publike, ndërsa me gjuhën e klanit Rama-Berisha, quhet pasurim. Dhe nuk është rastësi, që ky vendim i cili mban siglën e Këshillit të Rregullim-Territorit (KRRT) të Tiranës, rezulton se është marrë në datën 29 dhjetor 2007, ditë që në kalendar rezulton e shtunë, ditë kur administrata publike e ka pushim me ligj dhe po sipas ligjit, në ditë pushimesh nuk njihet si i vlefshëm ligjërisht asnjë veprim zyrtar, përveçse në raste emergjencash civile, që kanë lidhje me ndihmën ndaj popullatës. Mirëpo në rastin konkret, Edi Rama e ka mbledhur KRRT ditën e shtunë dhe madje me urgjencë, dy ditë kalendarike dhe një ditë zyrtare për: para mbylljes së vitit, duke vepruar në kundërshtim me ligjin dhe po kështu, ka marrë vendimin në fjalë, po në kundërshtim të plotë me ligjin, për të kthyer kompleksin sportiv “Partizani” në shesh ndërtimi për ndërtim pallati e pallatesh, ku pronar i këtij ndërtimi rezulton se është edhe dhëndri i ish-kryeministrit të “duarve të pastra” Sali Berishës, kryemenaxheri i vijës bregdetare shqiptare Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i Argitës dhe motra e tij, Olta Malltezi. Tashmë, u vërtetua denoncimi që ka bërë pak ditë më parë gazeta “SOT” e cila publikoi faktin që Rama dhe Berisha, kishin planifikuar së bashku “pushtimin” e kompleksit sportiv “Partizani dhe kompleksit sportiv-fusha “Dinamo” dhe te mjediseve te tjera sportive në Tiranë, ku janë të përfshirë kryebashkiaku Rama dhe pjesëtarë të familjes së ish-kryeministrit Berisha. Gazeta njoftoi opinionin, se në këtë aferë ishte i përfshirë dhëndri i Berishës dhe rezultoi realitet.

Rama e dha lejen para se të miratohej ligji në Parlament

Skandali nuk qëndron vetëm tek përfshirja e dhëndrit të Berishës në këtë akt korruptiv dhe antiligjor. Vendimi Edi Ramës është marrë në datën 29 dhjetor 2007, kohë kur ligji për urbanistikën në republikën e Shqipërisë e ndalonte tjetërsimin e mjediseve publike dhe konkretisht të objekteve sportive në sheshe ndërtimi. Ky vendim skandaloz dhe arbitrar që grabit kompleksin sportiv “Partizani”, për ta kthyer në shesh ndërtimi është marrë 7 muaj përpara se të miratohej ligji në Parlamentin shqiptar, mbasi ky ligj që tashmë lejon shkatërrimin dhe kthimin e mjediseve sportive në sheshe pallatesh e qendrash publike, u bë ligj me propozim të posaçëm të Berishës dhe me VKM të përshpejtuar të tij, në datën 21 korrik 2008, duke u miratuar pa votën e deputetëve të PS, që ka si kryetar Edi Ramën, i cili e ka bërë vendim sheshin e ndërtimit “Partizani” që 7 muaj më parë, pra në vitin 2007, në pazar të fshehtë e të kundërligjshëm me Berishën, i cili ka dhëndrin si pronar brenda këtij sheshi ndërtimi. Berisha nga ana e tij e ka ditur që dhëndri është pjesë e këtij përfitimi korruptiv e të paligjshëm, ndaj dhe nxitoi për të bërë vendim qeverie zaptimin e komplekseve sportive dhe tjetërsimin e tyre në sheshe ndërtimi për pallate. Pra skandali i kompleksit sportiv “Partizani”, i cili tani është edhe i mbështetur me ligi për t’u shkatërruar, dëshmon përfundimisht, se klani Berisha-Rama është lidhur ngushtë në afera të përbashkëta korruptive, prej të cilave po pasurohet në vazhdimësi, duke përdorur pushtetin që kanë uzurpuar dhe po e mbajnë po me pazare të pista. Në fakt megjithëse Sali Berisha ka kthyer në ligj shkatërrimin e ambienteve sportive dhe për të nuk përbën shkelje ligjore, për Edi Ramën, mjafton që prokuroria të nisë hetimet për shkeljen e nenit 43 të ligjit numër 8405 për urbanistikën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu