Ja pamjet ku socialistët po blejnë me para droge votat sot! Mos i shkoni pas Hajdutit Rama, të gjithë po filmoheni dhe do futeni ne burg!

0

‘Vesi del me shpirtin’, thotë një fjalë e urtë popullore shqiptare.

Kështu po ndodh edhe në këto votime monopartiake të organizuara nga PS-ja e Edi Ramës.

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka është shprehur se janë marrë qindra e mijëra denoncime për blerje votash.

Një prej videove Paloka e ka transmetuar nga selia blu për të gjithë qytetarët.

‘Edhe ku është i vetëm në votime Edi Rama, i duhet sërish të blejë votues dhe të manipulojë rezultatin.

Këtë herë i duhet pjesëmarrja për të fshehur braktisjen masive të shqiptarëve. Ndaj ka vënë ën funksionim blerjen masive të votuesve. PD ka marrë me mijëra mesazhe të kësaj skeme. Pas pak video, ku shihet se si një skuadër krimianle me të punësuar të bashkisë së votës tek kryejnë krimin ku duket sesi ata korruptojnë’, tha Paloka.

Deklarata e nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka

Përtej panoramës që po u kujton sot shqiptarëve votimet për partinë si në kohën e diktaturës, Edi Rama ka kryer një operacion kriminal për blerjen e votuesve.

Edhe kur është i vetëm në votime, edhe kur kontrollon çdo hallkë të zinxhirit që ka lidhje me votën, Edi Ramës sërish i duhet të blejë votues, i duhet të vjedhë, i duhet të manipulojë rezultatin.

Këtë herë Edi Ramës i duhet pjesëmarrja për të fshehur braktisjen masive të shqiptarëve. Për këtë arsye, ai ka vënë sërish në funksionim skemën kriminale të blerjes së votuesve.

Partia Demokratike ka marrë me mijëra denoncime që demaskojnë këtë skemë, por ajo që zbulon më mirë fytyrën e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt, është video që do të ndiqni pas pak.

Është një skuadër kriminale, me njerëz të Partisë Socialiste dhe të punësuar të Bashkisë së Tiranës, që kryejnë krimin penal të blerjes së votës dhe krimin moral të korruptimit të shpirtit të një vajze të re. Për fat të keq, vajza duket që e ka për herë të parë një operacion të tillë kriminal.

Video tregon qartë me zë dhe me figurë dhënien e parave për blerjen e votës nga një grup i strukturuar kriminal i Partisë Socialiste dhe i Bashkisë së Tiranës. Partia Demokratike ka mundur të identifikojë deri tani se njëri nga personat I përfshirë në këtë krim zgjedhor është Edmond Hajro, Komisioner I PS tek njësia nr 9 Tiranë, pranë kopshtit numër 3. Ai ëhstë administrator i një pallati, i emëruar nga Bashkia e Tiranës.

Të nderuar qytetarë të Tiranës dhe të Shqipërisë!

Mbajeni mend mirë këtë video! Kjo është fytyra kriminale e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt, që blejnë votues për pushtetin e tyre personal me para të krimit, me para të korrupsionit që ua kanë vjedhur ju dhe fëmijëve tuaj!

Prandaj, gjëja më e mirë që mund të bëni sot është ta bojkotoni Edi Ramën! Bëni rezistencë!

Bashkoheni me protestat e qytetarëve të tjerë kundër votimeve kriminale, të paligjshme, kundër blerjes së të rinjve, në vend të shkollimit apo punësimit të tyre dinjtoz!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu