Italiani diplomohet për drejtësi 90-vjeç: Kalova pesë vite të mrekullueshme

0

Oscar Mattei shumë shpejt bën 90 vjeç. Por vitet nuk e kanë penguar atë të studionte dhe t’ia dilte të diplomohej për Drejtësi në Universitetin e Romës. “Një emocion i papërshkrueshëm, kanë qenë pesë vite të mrekullueshme”, tha Mattei për këtë arritje.

Ai e mbylli shkëlqyeshëm diplomimin e tij duke prezantuar një tezë për të drejtën sportive me titull: “Të drejtat dhe detyrat e sportistit federativ”. Oscar Mattei u shfaq dukshëm i lumtur dhe i emocionuar përpara një komisioni profesorësh që mund të ishin fëmijët, apo edhe nipërit e tij.

“Z. Mattei, stërgjyshi, ndër vite u dallua në Universitet për pasionin me të cilin ndoqi studimet e drejtësisë dhe për marrëdhëniet me kolegët e tij më të rinj. me të cilët ka krijuar miqësi dhe ka ndarë anekdota.”, thuhet mes të tjerash në faqen zyrtare të Universitetit në Instagram.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu