‘Ishe në dijeni ti?’/ Arrestimi i ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçit, Rama jo: Tani po e marr vesh që jemi bashkë

0

 Kryeministri Edi Rama ka marrë vesh lajmin  për arrestimin e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçin. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Rama tha se nuk kishte dijeni më parë për aksionin e SPAK.

Tani po e marr vesh që jemi bashkë,”-tha Rama. 

homa Gëllçi dhe tre vartësit e tij janë arrestuar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, dhe përkatësisht për tenderin që kap vlerën e 86 milionë lekëve pa TVSH.

Tenderi është zhvilluar në vitin 2019, dhe kishte të bënte me blerjen e pajisjeve për TVSH Agro, ku dyshohet se zyrtarët kanë shkelur procedurën.

Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se shkeljet janë kryer në tenderin me procedurë të hapur, ku personat e arrestuar rezulton se kanë favorizuar në këtë procedurë dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë.

 

Siç thekson gazetarja Lala, referuar burimeve, Gëllçi dhe tre punonjësit nuk i kanë pranuar akuzat, duke i kundërshtuar ato, por brenda 72 orëve ata do duhet të paraqiten pranë organeve të drejtësisë për të dhënë llogari për akuzat.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu