Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka: Shpëtim Nazarko me shkollë të mesme, budalla, duhet hetuar nga prokuroria, bën si i mënçur ekraneve, por hap injorancë e panik…

0

Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka u përfshi mbrëmjen e djeshme në një sherr të ashpër me analistin Shpëtim Nazarko. Teksa po diskutohej për përhapjen e Covid-19, Nazarko e ka quajtur budalla Mukën.

Pas debatit të ashpër, Muka ka reaguar sot me një status në rrjetet sociale, ku shkruan se këta njerëz si Nazarko duhet të hetohen nga prokuroria pasi disinformimi me vetëdije kushton jetë.

“Nazarko me shkolle te mesme, dhe jo vetem qe e konsideron veten analist/shkencetar, por te ofendon kur i ve perballe argumentat e vertete shkencor. Keta njerez sot duhet te hetohen nga prokuroria pasi disinformimi me vetdije kushton jete!”, shkruan Muka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu