Ish ministri Fatmir Mediu, me leket e vjedhura, i blen dashnores këngëtare E.F. shtëpi në New York…

0

Ish-ministri i Mjedisit, kreu republikan Fatmir Mediu gjatë kohës që ka qënë në krye të dikasterit të Mjedisit ka punësuar këngëtaren korçare të “serenatave”, E. F. Nuk është ndonjë qamet i madh, pasi gjithkush mund të kontribuojë për Mjedisin, por duke parë se E. Fara më shumë qëndronte jashtë vendit, sidomos në SHBA se sa në Shqipëri, pagesa sikur ka qënë në punë nga ana e Ministrisë lë vend për dyshime. Dyshimet sipas të cilave mes tyre ka pasur më shumë se sa një lidhje epror-vartës.

Madje disa vite më parë ishte spekuluar për një lidhje të mundshme mes këngëtares E. Fara dhe asokohe ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Mirëpo, gjithçka kishte kaluar pa bujë, pasi që ishte blerë tirazhi i gjithë gazetës që e botoi skandalin. Ndërsa gazeta njoftoi se lidhja jashtëmartesore e ministrit shqiptar të Mjedisit dhe këngëtares simpatike vazhdonte me të njejtin intensitet dhe në mandatin e dytë qeverisës të PD.

Media u referohet burimeve pranë kësaj ministrie që thonë: “Është histori e vjetër kjo. Fatmiri ka kohë që është i lidhur me E. Farën. Këtu në Shqipëri takohen rrallë, por më tepër fiksim kanë romancat në New York. Atje Eli ka një apartamentin e saj dhe ndjehen të qetë, sepse askush nuk i shqetëson si në Tiranën llafazane”. Madje nga Ministria e Mjedisit asokohe shpjegojnë me këtë lidhje dhe vizitat e shpeshta dhe të gjata të Mediut në SHBA. Ku i fut dhe ndonjë takim me kongresmenë dhe e quan vizitë të suksesshme dhe në funksion të PR. Gjithsesi tashmë me sa duket është bërë emodës e lidhja e politikanëve me lekë me këngëtaret, të cilat dhe i punësojnë nëpër dikasteret që drejtojnë./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu