Ish deputetja Albana Vokshi: (Pasanikja grua kryeministri) Linda Rama mu duke si Nexhmije Hoxha…

0

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar ndaj Kongresit të PS. Ajo e ka krahasuar bashkëshorten e Ramës, pasanuiken tashme te perfolur për ca miliarda ne AbiBank dhe ku pas akuzave te renda  dha doreheqje nga aty, që mbajti një fjalim në Kongres, të njëjtë me atë të nomeklaturës komuniste, si Nexhmije Hoxha.

Postimi i Albana Vokshit në Facebook

Në vend të një këshille për Linda Ramën

Dëgjova me keqardhje Linda Ramën, kur deformonte historinë e zgjedhjes së bashkëshortit të saj në krye të PS. Për fat të keq, m’u duk si Nexhmije Hoxha që deformonte historinë si t’i duhej bashkëshortit të saj diktator.

Të gjithë e dimë se Edi Rama nuk u zgjodh Kryetar i PS me votat diktuara nga të rinjtë. Edi Rama u zgjodh në krye të PS me skemën mafioze, që vetë socialistët e quajtën atëherë “një pallat, një votë”.

Të gjithë e dimë se Edi Rama në krye të PS është produkt i parave dhe i pazareve të pista. Ai ia dedikon karrierën e tij Gramoz Ruçit, i cili dha dorëheqjen në vend që ta jepte Rama, kur kongresi i PS i rrëzoi platformën statutore.

E kuptoj që Lindës i kanë thënë se bashkëshorti i saj, i cili po shkon drejt të 60-ve, duhet të vazhdojë të shitet si cool&trendy, por tani është shumë vonë.

Në vend që të bëhet pjesë e një propagande të shëmtuar, mbase do ishte mirë që Linda Rama të pranonte në heshtje dhe me fisnikëri se koha e Edi Ramës, i cili po zbon të rinjtë nga vendi, ka perënduar!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu