Ish-deputeti i PD Bardh Spahia ishte i ashpër para gazetarëve kur tha se Shkodra nuk u gjunjëzua as përballë regjimit të Enver Hoxhës.
Duke folur pas përplasjeve me policinë dhe zjarrit në një prej klasave të shkollës së shndërruar në qendër votimi, Spahia pati një paralajmërim edhe për Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.
Më tej ai shtoi se se përplasja do të vijojë përballë qeverisë së krimit dhe të zbuluar haptazi nga skandalet për lidhjet e saj me bandat që tjetërsuan dhe blenë votat e shqiptarëve.
Spahia: Po ju siguroj ju, ministrin Lleshaj, i cili është pjesë e kësaj bande kriminale, e kësaj strukture të ngritur në këmbë vetëm për të krijuar një rreth vicioz ku vota blihet në bashkëpunim me grupet kriminale me paratë e pista të drogës për të vënë në funksion dhe shërbim të po këtyre grupeve kriminale, qeverinë, shtetin, zyrat e shtetit nga më e larta. Edhe një herë, kjo është betejë që bëhet për një të drejtë themelore sic është e drejta e votës, bëhet nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi, bëhet një herë e mirë për të pastruar zyrat e shtetit shqiptar nga krimi i organizuar dhe shërbëtorët e krimit për t’ia kthyer qytetarëve të lirë të këtij vendi dhe për të larguar bandën kriminale të këtij vendi.
Po jua kujtoj, është zënë e faktuar nga përgjimet e Prokurorisë në vjedhje, në shitblerje dhe në tjetërsimin e votës së qytetarëve shqiptarë në bashkëpunim të ngushtë me grupet kriminale dhe kriminelët më të njohur të vendit. Nuk ka rrugë tjetër vecse të largohet Edi Rama dhe banda e tij, të shkojnë para drejtësisë duke filluar nga vetë ai i përfshirë, sic e keni parë në përgjimet e fundit dhe të gjithë personat e tjerë, si e vetmja mënyrë për të garantuar funksionimin normal të një shteti që ka 30 vite që ka fituar demokracinë, pluralizmin dhe për të cilin shqiptarët më shumë se kushdo tjetër janë të gatshëm tu kthehen sakrificave të jashtëzakonshme që kanë bërë paraardhësit në dekada. Nëse mendon kapteri Lleshaj apo cilido shërbëtor servil i Ramës së mund të tmerrojë apo terrorizojë qytetarët shkodranë nëpërmjet këtyre kërcënimeve, gabohet rëndë. Do të thotë se nuk kanë nxjerrë nga historia e baballarëve të tyre 50 vjecarë. Shkodrën nuk e ka mposht dot Enver Hoxha dhe diktatura e tij kriminale, sigurisht që nuk do të mundet kjo bandë e rëndomtë që i ka ardhur fundi dhe as ta frenojë në luftën për garantimin e votës së lirë.
Pjesë nga prononcimi i ish-deputetit për mediat
Spahia: Ka disa ditë që ka përplasje jo vetëm në Shkodër por në të gjithë Shqipërinë dhe nuk mund të jetë ndryshe. Për fat të keq e konstatojmë këtë fakt, por vjen si rezultat i një papërgjeshmërie të thellë kriminale të një grupi të papërgjeshmër kriminal të drejtuar nga kryeministri Rama, i cili mendon se mund ta kthejë Shqipërinë mbrapa 30 vite në kohën e baballarëve të tij kur qytetarët shqiptarë detyroheshin të zhvillonin votime pa zgjedhje. Edhe një herë e bëjnë këta persona, të cilët janë zënë në flagrancë duke vjedhur, duke blerë me para të pista votën e qytetarëve shqiptarë në më shumë se një rast. Sic kemi pasur rastin ta konstatojmë nëpërmjet përgjimeve të fundit ku kupola e Partisë Socialiste, e drejtuar nga Edi Rama është zënë në flagrancë duke trafikuar, duke blerë me paratë e pista të trafiqeve të ndryshme kryesisht të drogës votën e qytetarëve shqiptarë.
Kjo qeveri është e paligjshme dhe krerët e saj duhet të përballen dhe do të përballen me drejtësinë duke filluar nga Edi Rama dhe ministrat e përfshirë dhe gjithë personat e përfshirë në këtë skandal të përmasave të papara ndonjëherë më parë. Ajo sa u përket qytetarëve shkodran dhe qytetarëve në Shqipëri dhe që do të vazhdojë në ditët e ardhshme do të jetë mbrojtja me cdo kusht e të drejtës themelore të tyre sic është e drejta e votës së lirë. Me këtë të drejtë të tyre, sidomos qytetarët shkodranë nuk do të ketë shans të bëjë kompromis dhe nuk do të ketë shans askush tu imponohet me metoda kriminale, qoftë edhe duke përdorur në mënyrën më skandaloze të paprecedentë me urdhër politik, Policinë e Shtetit.
Pyetje: Ia vlen gjithë kjo përplasje në KZAZ kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon normalisht punën, merr vendime me katër anëtarë dhe nga ana tjetër këto KZAZ nuk kanë asgjë brenda tyre?
Spahia: Sigurisht që në një situatë papërgjegjshmërie totale, ilegjitimiteti total kur kanë rënë institucionet kryesore të vendit ku qeveria dhe mazhoranca tani më është faktuar ilegjitime, ku mungojnë Gjykatat si ajo Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, ku parlamenti është kthyer në një teatër buratinësh të komanduar po nga kryebanditi Rama, sigurisht që nuk është cudi, sjellja e paprecedentë, e papërgjegjshme e kriminale e KQZ. Sigurisht do të vijë koha që do të përballen dhe ato me drejtësinë. Ka një fakt, në një shtet ligjor, dekreti i Presidentit, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare duhet të ishte ligj dhe duhet të zbatohej nga të gjitha institucionet e tjera jokushtetuese