Ish deputeti Mark Marku: Basha e Berisha të spostohen, boll me mbeturina të tranzicionit

0

Ish-deputeti Mark Marku tha në emisionin Opinion se të gjithë drejtuesit e PD duhet të japin dorëheqjen.

“Nga Lulzim Basha e me rradhë të gjithë drejtuesit e PD duhet të japin dorëheqjen. Sikundër të gjithë humbësit që janë në krahun e Berishës, përfshi edhe ish-kryeministrin duhet të dalin anash.

Kjo është formula e rithemelimit, pasi rithemelimi nuk mund të bëhet duke mbledhur ca mbetje, pastaj bën shumicën dhe këtë e thua që është rithemelim. Nuk mundet më që mbeturinat e tranzicionit të na shfaqen si figura të reja”, tha Mark Marku.

Ai tha se duhet të ngrihet një Komision Rithemelues, i cili duhet të ketë një mandat 1 vjeçar, që të mblidhen të gjitha alternativat dhe të rithemelohet një e djathtë.

“Kjo që po ndodh është një luftë klienteliste, nuk është shqetësim për PD”, tha Marku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu