Ish-ambasadori ia bënë të qartë Ramës: Kosova nuk ka nevojë për leksione, ligjërimeve tua nuk ua vë veshin askush

0

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka i ka dërguar mesazh kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se Kosova nuk ka nevojë për leksione të tij.

Gjithashtu, Lauka tha se ligjërimeve të Ramës nuk ua ka vënë kush veshin në Kosovë.

“Sot Edi Rama deklaroi se Shqipëria nuk ka nevojë për leksione nga Kosova. E kush e thotë këtë! Ai që ka tetë vjet që përpiqet t’i japë leksione Kosovës për demokracinë, për fqinjësinë e mirë (me Serbinë), për paqen, tolerancën, përkushtimin ndaj së ardhmes, duke lënë pas të kaluarën, etj. etj. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se ligjërimeve të tij nuk ua ka vënë kush veshin në Kosovë. Ajo i di mirë punët e veta dhe nuk ka nevojë për leksione të Edi Ramës”, deklaroi ish-ambasadori.

Postimi i plotë.

Kosova nuk ka nevojë për leksione të Edi Ramës.

Sot Edi Rama deklaroi se Shqipëria nuk ka nevojë për leksione nga Kosova. E kush e thotë këtë! Ai që ka tetë vjet që përpiqet t’i japë leksione Kosovës për demokracinë, për fqinjësinë e mirë (me Serbinë), për paqen, tolerancën, përkushtimin ndaj së ardhmes, duke lënë pas të kaluarën, etj. etj. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se ligjërimeve të tij nuk ua ka vënë kush veshin në Kosovë. Ajo i di mirë punët e veta dhe nuk ka nevojë për leksione të Edi Ramës.

Gjithashtu, Rama kërkoi që, pavarësisht dallimeve, të sillemi me respekt ndaj njëri-tjetrit. E thotë këtë ai që në marrëdhëniet me Kosovën gjithnjë është treguar dhe tregohet arrogant, ndërsa në marrëdhëniet me udhëheqësit e saj nuk ka lënë fjalë denigruese pa përdorur ndaj tyre. Para se të kërkojë respekt nga të tjerët, Edi Rama duhet të mësojë se si të sillet vetë në mënyrë të tillë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu