Në xhirimet e “Po Vjen”, bashkëpunimit më të ri mes Ingrit Gjonit e Indrit Milkës, spikat ambienti me qirinj në një shtëpi të vjetër.
Shandanët e artë shkrihen me veshjet skenike të këngëtarëve që kanë zgjedhur ritmet ballkanase të gërshetuara mirë me modernen. Gjatë intervistës së tyre në “Rudina”, ndërsa ndalen edhe te skenografia e klipit, dy këngëtarët nuk lënë pa përmendur një incident të lezetshëm gjatë xhirimeve.
Rudina Magjistari: Ku është xhiruar, në Tiranë apo në Shkodër?
Ingrit Gjoni: Është xhiruar në Tiranë, një shtëpi që normalisht është e braktisur, pa dritare, pa dyer. Donim antiken që kishte.