Inceneratori po na tall SPAK-un dhe reformën në drejtësi

0

Klodian Tomorri

Kompania e inceneratorit të Tiranës i ka bërë sot thirrje SPAK-ut që të ndërhyjë menjëherë për të ndalur shantazhin dhe përndjekjen që po i bën kësaj kompanie Monika Kryemadhi dhe Partia e Lirisë.

Sipas kompanisë koncesionare, ky shantazh dhe përndjekje nga ana e Opozitës dhe disa mediave, një pjesë e të cilave sulmojnë koncesionarin për interesa të caktuara, ka si qëllim ndërprejen e punës për menaxhimin e mbi 800 ton mbetjeve në ditë, me qëllim krijimin e një kaosi mjedisor në qarkun e Tiranës dhe Durrësit.

Dumani thotë nuk gjejmë dot kush janë pronarët, këta një ditë më pas i shkruajnë letër. Tallje me rroveshatë. Pra, mund të thuhet zyrtarisht se këta të inceneratorit janë të parët, që na tallën SPAKU-n dhe gjithë reformën në drejtësi.

Po prit! Prit se ka dhe një perlë tjetër. Deri tani thonë në deklaratë, kemi investuar 32 milionë euro në Sharrë. Sipas thesarit këta vetëm nga shteti, kanë marrë deri tani 46 milionë euro, pa përfshirë tarifat e dherave që paguajnë ndërtuesit. Janë dhe 40 milionë euro të tjera nga tarifa e dherave dhe inerteve që kanë paguar ndërtuesit.

Pra me pak fjalë, këta nuk po investojnë asnjë qindarkë, nga lekët e tyre. Përkundrazi deri tani kanë marrë vetëm nga shteti 15 milionë euro më shumë se sa shifra që deklarojnë vet se kanë investuar. Nëse po të përfshirë dhe dherat, kanë marrë 50 e ca milionë euro më shumë se kanë investuar. Dhe qeveria thotë e dhamë me koncesion inceneratorin, se nuk kishim para ta ndërtonim vetë.

Pu pu pu. Shkuan për vetulla, nxorrën sytë. Por një gjë e arritën. Reformën në drejtësi na e tallën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu