Komiteti Organizativ i partisë së Lirisë do të mblidhet në orën 11:00 në seli.
Mbledhja do të organizohet për të përcaktuar hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë partia e Lirisë.
Postimi i Tedi Blushit:
Sot, në ora 11:00, në selinë e Partisë së Lirisë mblidhet Komiteti Organizator. Qëllimi kryesor do të jetë marrja e masave për organizimin e Revolucionit Antikorrupsion.
Komiteti Organizator i Partisë së Lirisë, është një strukturë drejtuese e përkohshme derisa të zgjidhen drejtuesit e rinj të kësaj force politike.
Kjo strukturë u ngrit gjatë konventës së LSI-së, ku dha dorëheqjen dhe Monika Kryemadhi. Kryetar i komitetit Organizator është Ilir Meta.