Ilir Meta “eksploziv” ndaj Ramës: More vagabond, ti bën si i fortë?! Unë jam Ilir Rexhep Metaj, kam lindur 1000 metra mbi nivelin e detit

0

Kryetari i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj ka shpërthyer sot në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama të cilin e ka quajtur si “vagabond”, “hajdut” dhe “mashtrues”, ndër të tjera.

Meta tha se Rama s’mund të bëjë si i fortë, ndërsa nuk ngurroi t’i kujtojë atij disa episode nga rinia.

“Ai ka edhe hallin e identitetit tim”, tha Meta gjatë takimit me strukturat e partisë, duke shtuar “Unë s’e kam ndryshuar asnjëherë emrin”.

“O vagabond, ne jemi popull i Mujo Ulqinakut, jemi popull i Vojo Kushit! Ore vagabond, ti ke idhull Pablo Eskobarin dhe gjithë të tjerët.

More vagabond që të dhunonin të gjithë të fortët e lagjes, dhe sot i ke vënë në poste të gjithë të fortët. Në gjithë Shqipërinë këta komandojnë, intelektualët janë kthyer në kukulla.

Edhe prokurorëve dhe gjykatësve u ka vënë patronazhistë. Kush është ky? Ky bën si i fortë? Meqënëse ka dhe merakun e identitetit tim.

Ka hallin e kam unë mbiemrin Meta apo Metaj. Unë asnjëherë se kam ndryshu as emrin, as mbiemrin as babën nuk e kam denoncu. Dhe unë jam Ilir Rexhep Metaj, dhe jam krenar që kam lindur 1000 metra mbi nivelin e detit”, tha Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu