Aktori turk Engin Altan Duzyatan i ka dhënë lamtumirën rolit të “Ertugrulit” pas 5 sezonesh të transmetuara në Turqi e Shqipëri në TV Klan.
Aktori 40-vjeçar ka nisur xhirimet për serialin e ri që do fillojë së shpejti në Turqi e për këtë serial, ai ka ndryshuar komplet pamjen.
Në serialin e ri që mban titullin “Kursun”, ai do shfaqet me flokë të shkurtër dhe pa mjekër.
Në këtë serial aktori do luajë rolin e një prokurori ndërsa krah tij do luajnë dy aktore shumë të njohura për publikun, Burçin Terzioglu dhe Berrak Tuzunataç të cilat i njohim nga seriali “Ezel”.
Sa i përket serialit “Ertugrul”, do rikthehet me sezonin e gjashtë, por në rol kryesor do jetë Burak Ozçivit i cili do luajë Osman Gazin, djalin e Ertugrulit./Xing.al