Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
I mbetsh kurban…
Jam të t’sodis, ty deri në fund
Ta takoj dhe përgojoj atë gunë,
Me këtë gjënë, kohë t’mbuluar
Një mendësi, vazhdon ti e ruan.
Ç’na shpërbëtë, kulm më kulm
Ky llojë zinxhiri, prej në kanibal,
Kjo mendësi, si kurr nuk u ndrru?
Ta shqyente, e ta mbysë këtë hall.
Mendja e madhe, prekë qiellin
Nga kuleta e mbushur dangall,
Ku pihen kupat sa më s’mbajnë
Pije këtë kupë, i mbetsh kurban.
Gjithnjë pi e pi, nuk t’bëri zullum
Si nuk u ngive njëherë prej sajë?
E ne po pijmë, kupën e mundimit
Në faje e ndiejm veten, në perrall.
Një ditë bijtë tanë, do na gjykojnë
T’pa besën, e pranimit tuaj n’jetë,
Hatrin i mbetur, do të na dhurojnë
Se ditët e jetës, i bëmë me besëqen.
Lojra të pista, ti bën me pushtetin
Popullin tënd po e tall mrekullisht,
Asgjë pa vjelë, jo nuk i le t’shkretit
Dhe jetë në të duhen, i keni pa listë.
Pika e pikës, si nuk po mendoheni
Që vjen ajo ditë, të bini n’pendesë,
Ku t’tretem unë edhe ju do t’treteni
Unë faqebardhë dhe ju korb të zezë.