Zgjedhjet e 14 majit/ Nis mbledhja, KQZ shqyrton kërkesën e grupit të Alibeajt

0

Ka nisur në KQZ mbledhja ku pritet të diskutohet për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit.

Komisioneri Ilirjan Celibashi mund të vendosë për regjistrimin e grupimit të Alibeajt në zgjedhje ose jo, ndërsa zbuloi se kërkesa e tij për plotësim dokumentacioni nuk është përmbushur nga ana e këtij grupimi.

Sipas tij nëse KQZ do vendosë kundër regjistrimit të këtij grupimi në zgjedhjet vendore të 14 majit, vendimi mund të apelohet në KAS nëse do jetë i formës së prerë, duke e lënë sërish të hapur këtë çështje.

Në një mbledhje KAS e rrëzoi ankimimin duke e kthyer sërish në tavolinën e Celibashit çështjen me argumentin se nuk mund të shqyrtonte këtë rast.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu