Historia e jashtëzakonshme e Rejanit: Fillon në TV Klan seriali që bëri bujë në Turqi

0
TV Klan ka blerë një sërë serialesh të reja për t’u transmetuar këtë sezon televiziv. Disa nga blerjet e TV Klan deri tani janë “Kurulus Osman”, që është vazhdim i Ertugrulit, “Gylperi”, “Kuzgun” dhe blerja më e fundit është “Hercai”

“Hercai” është aktualisht një nga serialet më të ndjekur në Turqi, me shifra të larta shikueshmërie.

Ky serial tregon historinë e dashurisë së Rejanit dhe Miranit. Ky i fundit ka një armiqësi të vjetër me familjen e Rejanit. Miran martohet me Rejanin për t’u hakmarrë ndaj familjes së saj dhe e lë atë natën e martesës. Shumë shpejt Miran kupton që është dashuruar me Rejanin dhe kërkon ta rikthejë dashurinë e saj.

Blerjen e këtj seriali e ka konfirmuar edhe drejtori i programacionit të TV Klan me postimin ku shkruhet se ky serial është blerë nga TV Klan dhe nga Tring./Xing.al.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu