Hetimi për vjedhjet tek Inceneratorët, Erion Veliaj: Unë Edi Ramën nuk e tradhtoj, e kam shok, vëlla, mentor

0

Vijojnë debate në Komisionin Hetimorë për Inceneratorët mes kryetares, Jorida Tabaku dhe Erion Veliajt. Herë pas here Tabaku dhe Veliaj kanë kaluar në përplase verbale dhe ofendime personale.

Jorida Tabaku e ka pyetur kryebashkiakun se kush e ka marrë vendimin për dherat, Veliaj apo kryeministri Edi Rama.

Kryetari i Bashkisë u përgjigj duke thënë se Ramën e ka për ndër që e ka shok, vëlla, mentor dhe koleg. Ndryshe u shpreh se janë demokratët që sipas tij kanë nxjerrë liderin me shqelma.

Jorida Tabaku: Ku është vendimi i Këshillit Bashkiak për dherat. Ku është vendimi? E more ti apo Edi Rama? Ka një vendim të Këshillit Bashkiak, apo Këshillit të Rregullimit të Territorit? Këtë sqaroni.  E more ti apo Edi Rama? Kush e mori vendimin për monopolin e dherave. Ti apo Edi Rama? Përgjigju!

Erion Veliaj: S’mund të bllokosh

Jorida Tabaku: Kush e mori vendimin për dherat?

Erion Veliaj: Ta dish mirë që në dallim nga ju që përzini me shkelma drejtuesit, unë Edi Ramën e kam për nder që e kam shok, e kam vëlla, e kam mentor, e kam koleg. Unë nuk i shes shokët e partisë. Më tregoni tani adhurimin tuaj për liderin që e nxorët me shqelma. Unë dhe Edi Rama kemi detyrë dhe të pastrojmë mbetjet pas 8 Janarit, pisllëku që bëhet aty.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu