Hetim Akademisë “G”/ A po pastron paratë Grida me “shpikjen” akademike?

0

“G Academy” ka zgjedhur ta quajë deputetja Grida Duma, një aktivitet që organizon herë pas here e në të cilin shfaqet në shfaqje “show” mediokër. Kështu shpërndau edhe “show”-n e fundit gjatë të cilit pretendon se u mëson grave dhe vajzave qëndrimin dhe të folurën në publik.

Grida Duma paguhet me rrogë dhe shpërbline deputeti nga Kuvendi i Shqipërisë.

“G Academy”, që një pjesë mund të keqkuptohen, duket sikur ka lidhje me vetë emrin e deputetes, me shkronjën e parë të emrit të saj, “G”.

Shfaqjet sensuale të deputetes dikur të Lulit dhe së fundmi të Berishës, janë të nivelit sipëror të delirit.

ILDKPKI duhet të kontrollojë këtë Akademinë

Përtej konotacionit seksual të lidhur me shkronjën “G”, që vetë deputetja ka zgjedhur t’i japë “show”-t mediokër në atë që që ajo e quan “Akademi”, ka një aspekt që po kalon pa vëmendje nga të gjithë.

Çfarë është kjo shfaqja që jep Grida herë pas here?

Deputetit nuk i lejohet të ushtrojë asnjë funksion apo veprimtari tjeter përveç detyrës si deputet dhe mësimdhënies.

ILDKPKI duhet të kontrollojë këtë Akademinë

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit duhet të verifikojë se ç’natyrë veprimtarie është ky “show” delirant i Grida Dumës. Nga shfaqjet e kushtueshme përveç garderobës nuk shikon dot asgjë. Kush paguan për speklaklin delirant të Gridës? Ka deklarime shpenzimesh për këto shfaqjet me këmbët hapur të një mendjeje të sëmurë?

Përveç shijes së sëmundjes mendore që dëshmohet nga teksti që del si duke u rrokullisur nga goja e deputetes nuk të mbetet në mendje asgjë tjetër.

Cili është leksioni?

Cila është kurrikula që zbaton Grida?

ILDKPKI duhet të kontrollojë këtë Akademinë

Me pak fjalë ky leksioni se si të hapen e mbyllen këmbët, për t’u dukur femërore, është i fundit i një cikli të gjatë që ka nisur p.sh. me rëndësinë që ka mesazhi ndaj publikut dhe në fund i është lënë hapësirë edhe distancës midis këmbëve?

Apo është i pari? Në cilin rast duhet të parashikojmë që situata do përshkallëzohet në detaje të tjera dhe hapja e këmbëve është vetëm fillimi?

Mësimdhënia është koncept konkret dhe nuk mund të zhgarravitet në “leksione” për mbyllje e hapje këmbësh nga këndi i vështrimit të Zonjës “G”.

Grida nuk ka ngritur ndonjë institucion arsimor sepse nuk e ka deklaruar atë në ILDKPKI kjo e ashtuquajtura “Akademi G”, është e regjistruar si subjekt tatimor?

Nëse bëhet fjalë për mësimdhënie, kjo nuk nënkupton dhe as mund të lexohet si organizim i një “show” me pagesë.

ILDKPKI duhet të kontrollojë këtë Akademinë

Mësimdhënia është kontratë, është pagesë, është shlyerje taksa/tatime, është deklarim të ardhurash.

A ka deklaruar të ardhura Grida nga ky aktivitet për të cilin thotë se paguhet? Si i ka deklaruar dhe a plotëson shfaqja delirante e Gridës kushtin e veprimtarisë së mësimdhënies?

Kur arrin te pagesa pastaj çështja do edhe kontroll, përveçse shpjegim.

Perveç habisë që ngjall fakti që Grida merrka edhe pagesë per të shpjeguar si mbyllen e sidomos si hapen këmbët, mbetet për t’u kontrolluar se si kryhen pagesat.

Cili qenka ky personazh deputet i Kuvendit që pret “bileta” dhe mbledh lekë?

Si është regjistruar kjo e ashtuquajtura akademi e zonjës “G”?

Si faturohet shërbimi që jep Grida?

Kush e kontrollon Gridën?Nga videot që ka publikuar Duma jep mësime të çuditshme, si për shembull, si të hapin këmbët apo të jenë me seksi në qëndrim. Këto shpjegime vështirë se mund të quhen “mësimdhënie”, por mund të jenë justifikim për të certifikuar shuma të ardhurash.

Që për këto mësime, Grida paguhet nga të rinjtë që e dëgjojnë me plot pasion se si të hapin këmbët, këtë e deklaron vetë Grida.

Por institucioni që paguhet të kontrollojë Gridën pse nuk verifikon?

Apo thjesht kanë dëgjuar leksionet e Gridës dhe tani po bëjnë prova përpara pasqyrës se si hapen e mbyllen këmbët?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu