Hakerat publikojnë hyrje-daljet në sistemin TIMS të kreut të SHISH

0

Hakerat kanë publikuar të dhënat dhe hyrje-daljet në sistemin TIMS të kreut të SHISH, Helidon Bendo.

Publikimi i radhës është bërë nga faqja Homeland Justice dhe vjen në vazhdën e publikimeve të mëhershme të të dhënave konfidenciale të sisteme shqiptare.

Dy ditë më parë Homeland Justice publikoi të dhënat e radhës të titulluar “numrat e telefonit të shqiptarëve”.

Tashmë në rrjet mund të gjesh mijëra numra telefoni të shtetasve shqiptarë, emër, mbiemër, si dhe numrat e kartave të identitetit.

Hakerat thonë se shkak i sulmit është mbështetja për muxhahedinët që po strehohen në kampin e MEK në Manëz.

Më herët hakerat publikuan lista të tjera, të cilat kishin në shënjestër punonjës të Policisë së Shtetit.

Që prej vitit 2021 Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu