Habit Monika Kryemadhi: Grida Duma u largua nga PD për një jetë më të mirë, s’paguante dot dritat me rrogën e deputetes

0

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, foli ditën e sotme për largimin e Grida Dumës nga Partia Demokratike.

Ajo u  shpreh në një intervistë në “Euronews Albania” se largimi i Dumës nga Partia Demokratike nuk është humbje dhe se e tillë do konsiderohej nëse ajo do kalonte tek PS.

Ajo tha se Grida Duma “u largua nga partia për një jetë më të mirë duke qenë se me rrogën e opozitares nuk mbulonte dot shpenzimet e saj”.

“Rroga e një deputeti të opozitës është sa një përgjegjës i zyrës së postës dhe është 1 milion e 100 mijë lekë të vjetra. Është çështje parash se me çfarë do paguajë Grida Duma?! Do rrisë djalin, me çfarë do paguajë dritat, me çfarë do mbajë makinën? Se këto nuk i llogarisni ju asnjëherë”, u shpreh Kryemadhi.

Ndër të tjera ajo theksoi se Duma është fyer dhe bullizuar vazhdimisht në  Parlament. Sipas Kryemadhit, Duma nuk ka pse të rri më në një Parlament ku nuk ta jep fjalën më njeri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu