Gomarë s’kemi, i ka blerë Yuri Kim; doni dele?!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Ambasadorja Yuri Kim shihet si bosja e fshatit tonë. Këtej, ku denatyrimi ka ngritur themelet mbi lirinë, tregu i lirë i kafshëve ka lulëzuar.

Të pyesësh ku e ka kopenë e Gomarëve Edi Rama, është si të thuash pas 3200 viteve, ku e kishte zemrën heroi i legjendës së bukur të Greqisë së lashtë. Akilit, vetëm njëherë ia shpoi shigjeta thembrën dhe u bë hero i Trojës. Trojeve tona, nuk ka asnjë që nuk ia di kopenë, por ama askush nuk ka zbuluar ende ku e ka të fshehur dobësinë. Hajdutëria është bërë sistem e sistemi ka aq zemra, sa dobësinë e vet e ka maskuar nuk dihet se ku, nëpër shumë thundra njëthundrakësh. Prandaj ambasadorja Yuri Kim i ka “blerë” gjithë gomarët e fshatit dhe me radhë do kalojnë nga “thertorja” e drejtësisë.

Altin Dumani nuk hyn dot në tregun e Gomarëve.

Biznesi me Gomarët e Rilindjes është i pamundur në tregun e një vendi kaq fukara, ndaj fshatarët diskutojnë për varfërinë e sistemit të drejtësisë. Ajo që nuk diskutohet, është çmimi që Babloku u vë gomarëve. SPAK-u që ta dinë shqiptarët, nuk e blinte dot Vangjush Dakon. Është afër mendjes që një prokuror, duhet të shkrijë gjithë pasuritë e veta e nuk blen më shumë se kërriça të vegjël, buzë qumështor.

Po e thamë, “zemra” e korrupsionit është tek Gomarët.

Investimi amerikan, për gjithë mafiozët e Ballkanit, ka ndarë në një anë “qesen” për biznesin që ta themi, nuk mund t’i thotë Babloku ‘jo’. Këtej të gjithë bëjnë biznes.

Po ku bëhet ky treg?

Fatura e ambasadores Yuri Kim për blerjen e deleve të opozitës, jo se ishte e fryrë, por tregu u ngrit në vend të keq. Tek Mali me Gropa, nën zhurmën e tankeve ruse, mund të kishte brumë për sherr, por jo biznes për parajsat fiskale të diplomacisë.

Më lehtë me gomarët se me dhitë e zgjebosura e bishtpërpjetë.

Biznesmenët e Gomerëve u takuan në tjetër terren, tek heshtja, tek akuzat konkrete ndaj mafies, tek koshat e djegësve, droga dhe pasuritë e fshehura.

Po pse atëherë Sali Berisha me opozitë shet protesta?- mund të pyesë ndonjëri.

E thjeshtë! Sa kohë në këtë Botë me shumë budallenj çdo gjë ka vlerë, çmim dhe skadencë, edhe anti vlerat janë në shitje.

Gjithsesi, për fat të mirë, në fshatin tonë, ku secili e ka kokën me gunga e stomakun si petë lakrori, protestat janë zhvlerësuar fare pas inaugurimit të lirë të gomerëve të ngarkuar aq shumë me pasuri, sa kanë zënë edhe rrugën e integrimit euro-atlantik. Këta Gomarët, meqë nuk kanë frikë as kamxhikun, as konopin ku lidhen, u blenë, siç themi këtej, me gjithë vathë.

Çmimin ua vë Babloku, vetëm të ruajë veten se mos e lidhin edhe këtë për Gomar. I pari Gomar VIP që u shit është Gjushi. Megjithëse konsiderohej si i lidhur ‘mish e thua’ me Edi Ramën, pa pritur u nis për atje ku do përfundojnë të gjithë, në “thertoren” e drejtësisë.

Ky veprim nuk krijon fare dyshim, se Babloku” eshtë Bota, pra objekti që rrotullohet rreth korrupsionit, as se gomarët njëri pas tjetrit do të shkojnë në rresht pas tij.

Ka ndodhur ajo që kemi parashikuar prej vitesh, ditë përditë. Secilit i kemi gdhendur portretin në kronikat e platformës anti mafie. Është noterizuar edhe ajo që pritej, më i suksesshmi “biznes”, Amerika i ka blerë gjithë Gomarët e fshatit.

Pra, po erdhi SPAK-u në kokë të vet, pa marrëveshje me Amerikën, le ta dijë: Gomarë s’kemi, i ka blerë Yuri Kim, doni dele?!/Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu