Gokhan jep frymën e fundit dhe ndahet nga jeta, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Kemal mendon të pajtohet me Mesuden kur e sheh që nuk ka zgjidhje tjetër. Doktori jep lajmin e hidhur për Gokhanin dhe thotë që të bëhen gati për më të keqjen. Emine dhe Xhemre shpërthejnë në lot. Vajzat përpiqen ta qetësojnë Xhemren e cila përjeton shok. Kemal rikthehet në shtëpi por Mesude nuk e pranon.

Babai i Gokhanit shkon në spital dhe përballet me Eminen dhe Xhemren të cilat e fajësojnë për gjithçka. Gjendja e Gokhanit përkeqësohet ndërsa mjekët përpiqen ta mbajnë në jetë. Gokhan jep frymën e fundit dhe ndahet nga jeta. Xhemre futet në reaminacion dhe mes lotësh i lutet Gokhanit të zgjohet.

Prindërit e Gokhanit përjetojnë dhimbjen më të madhe me ndarjen nga jeta të të birit. Seher mëson vdekjen e Gokhanit dhe kërkon të shkojë në spital por pronari nuk e lejon. Xhemre shkon në vendin ku Gokhan u aksidentua dhe mes kujës e lotëve fshin gjakun nga trotuari./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu