Gledis Nano i Yuri Kim, ka fshehur 18 ditë ngjarjen e 22 vjeçares keniane Joyce Achieng Aoko, pse hesht ambasadorja?

0
Shkruan Klodian Tomorri
Pashe emisionin e koleges Klodiana Lala per ngjarjen me vajzen nga Kenia. Dhe qe te bindeni se ne kemi shtetin me te peshtire ne bote, mjaftojne vetem dy fakte.
Ngjarja ka ndodhur ne 13 gusht. Drejtor i Policise deri ne 31 gusht ka qene Gledis Nano. Ky e fshehu 2 jave e ca dhe nuk beri asnje hetim.
Ne 7 shtator u emerua Met Rrumbullaku. Edhe ky e fshehu 2 muaj pa bere asnje hetim sepse kishte prioritet te rruante mjekrrat e policeve. Do e kishin fshehur pergjithmone dhe nuk do e kishin hetuar asnjehere nese ngjarjen nuk do e kishin publikuar mediat.
Pra nuk ka rendesi nese iken nje drejtor policie dhe vjen nje tjeter. Banda vazhdon biznesin si zakonisht.
Ah kemi dhe ministrin e Brendshem. Ky eshte me personazhi nga te gjithe. Si puna e Shvejkut; cme duhet mua se cfare bejne policet e mi.
Policet vrasin njerez te pafajshem, fshehin krime, fshehin edhe vrasjet. Nuk ndodh asgje. Keta vazhdojne rrine aty. Pa din dhe pa iman.
Ne gjithe kete ndyresire te madhe, del kryeministri dhe akuzon opoziten, gazetaret dhe kedo qe thote ndonje gje qe nuk i pelqen atij, si te pafe te pa atdhe e gjera si keto. Pastaj i jep dhe leksione Britanise per diskriminim me emigrantet shqiptare.
Po shyqyr qe policet dhe qeveritaret e Britanise nuk jane si keta tanet. Se tani, gjysma e shqiptareve ne Britani nuk do kishin as nam dhe as nishan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu