Gledis Nano, i preferuari i Amerikanëve Drejtor i Policisë: Profesioni im, jo zgjedhje karriere, pasion i frymëzuar nga babai

0

Gledis Nano, do të jetë nga sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ka marrë detyrën sot nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në një ceremoni zyrtare, duke bërë dhe betimin për të mbajtur me nder flamurin e Policisë së Shtetit Shqiptar.

Gledia Nano u shpreh se profesioni i tij nuk ishte një zgjedhje karriere, por pasion i frymëzuar nga babai, ish-oficer i policisë. Nano dha edhe një mesazh për qytetarët që ta konsiderojnë policinë si partner.

I nderuar kryeministër, në këtë çast solemn në shenjë nderimi, detyrimi dhe respekti për gjakun e punonjësve të policisë, në emër të të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, në nderin tim personal, betohem për të mbajtur me nder flamurin e Policisë së Shtetit! Betohem!

Besimi i kësaj detyre, përveç privilegjit, më ngarkon me përgjegjësi për të qenë në lartësinë e detyrës. Profesioni im nuk ishte një zgjedhje karriere, por pasion i frymëzuar nga babai im, ish-oficer policie. Në këto dekada kam kuptuar se ky institucion është një pjesë kryesore e jetës sime që kërkon angazhim të lartë. Sfidat për policinë janë të shumëfishta. Qytetarët presin nga Policia e Shtetit standarde të tjera reagimi dhe sjelljeje në zgjidhjen e shqetësimeve të tyre dhe ne do bëjmë ç’ështe e mundur për t’i arritur. Kërkoj prej tyre ta konsiderojnë organizatën tonë si një partner. Roli i tyre është i pazëvendësueshëm në punë tonë. Prioriteti im, intensifikimi i bashkëpunimit me të gjitha agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët. Një polici më e trajnuar. Dua t’i uroj çdo kolegu suksese në përmbushjen e detyrës. Kërkoj angazhimin tuaj maksimal në realizimin e detyrave sipas betimit që kemi bërë”, deklaroi Nano.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu