Gjyqtarja që ka dënuar njerëz pa faj se nuk kishin para të blejnë gjyqin, sot e provon vetë arrestimin dhe bodrumin e zi!

0
Mimoza Margjeka, e cila akuzohet per koorupsion, sot ka provuar “padrejtësitë” mbi veten.
Ajo gjate jetes së saj, mund të ketë dënuar edhe të pafajshëm që nuk kishin para të paguanin, teksa sot, përplaset vetë me padrejtësitë.
Gjyqtarja Mimoza Margjeka ka shpërthyer egër mbi policët, të cilët e kanë shoqëruar këtë mesditë për në Gjykatën e Posaçme, për t’u marrë në pyetje mbi akuzën për korrupsion.

Gjyqtarja iu është drejtuar me një gjuhë të ashpër policëve, duke thënë se e dërguan në bodrumin e një gjykate tjetër dhe jo te Gjykata e Posaçme.

Pjesë nga debati i gjyqtares me policët dhe gazetarët:
Margjeka: Kam 1 vit që pres që këta të vijnë të më arrestojnë. Jam e kënaqur që e bënë.
Polici: Të lutem
Gjyqtarja: Më jep urdhrin, se i bëni gjërat kështu. Është e frikshme situata juaj. Mos fol mo zotëri, pse flet? Ti bërë punën tënde. Më tregove urdhrin e shoqërimit. Pse i bëni gjërat mbrapa? Ju nuk dinit ku do më çonit, është e turpshme. Më çuan në bodrumin e gjykatës, ju thashë ‘ku më çoni, se kam frikë nga ju’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu