Gjyqtarja Herila Çela jep shpjegime për problemet e pasurisë dhe profesionalizmit

0

Shkruan Edmond Hoxhaj

Gjyqtarja e Vlorës, Herila Çela u përball të enjten më 19 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati rreth tre orë dha shpjegime për problemet e konstatuara në kriterin pasuror dhe profesionalizmin, duke këmbëngulur se kishte provuar të kundërtën e barrës së provës. Ndërkohë, gjyqtarja Çela mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Gjatë seancës dëgjimore, subjekti u paraqit me avokaten Antoneta Sevdari e cila paraqiti kundërshtimet për kriterin pasuror.
Herila Çela e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 dhe punon prej dy dekadash si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë. Vendimet e gjyqtares Herila Çela janë bërë dy herë objekt i kërkesave të Ministrisë së Drejtësisë për procedimin disiplinor të saj. Në vitin 2014, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi masën e “vërejtjes me paralajmërim” ndaj saj, por nga sa u tha në seancë u mësua se kjo masë ishte rrëzuar nga gjykatat.

Bilance negative dhe konflikt interesi

Relatorja Etleda Çiftja konstatoi se subjekti zotëron 11 pasuri të paluajtshme të përfituara si rrjedhojë e trashëgimisë ligjore nga nëna, e cila ka qenë pronare e dy trojeve. Në këmbim të trojeve janë përfituar nga shoqëria ndërtuese që ka kryer invstimin, disa apartamente, njësi dhe garazhe.

Megjithëse Komisioni nuk ka gjetur probleme për burimin e krijimit të këtyre pasurive, u vërejt se mbetej e paqartë pse përfitimi nga kontrata e vitit 2015 ishte ndjeshëm më fitimprurëse për gjyqtaren Çela, se sa kontrata e lidhur në 2008-ën. Relatorja Çiftja vërejti në vitin 2008, ishte dakordësuar që të përfitohej sipërfaqe ndërtimore 23% e sipërfaqes së truallit, ndërsa në 2015-ën 106%. Sipas KPK, duket se nuk ka logjikë ekonomike që shoqëria ndërtuese të nënshkruante kontratën e vitit 2015, pasi do të rezultonte pa fitime.

Përfaqësuesja e subjektit, avokatja Antoneta Sevdari dekalroi se në truallin për të cilin ishte nënshkruar kontrata e shkëmbimit në vitin 2008, atëherë gjendeshin disa ndërtime pa leje. Për rrjedhojë, shoqërisë ndërtuese i duhej të shpërblente edhe zotëruesit e objekteve pa leje dhe ishte ishin dakordësuar për një sipërfaqe ndërtimore më të vogël.

Sipas Sevdarit, kjo situatë kishte ndikuar në kontratën e dytë të vitit 2015, ku subjekti dhe familjarët e saj kishin përfituar një sipërfaqe më të madhe ndërtimore në këtë rast, duke I dhënë zgjidhje dhe problemeve të kontratës së parë.

Komisioni ka gjetur pamundësi financiare në shumën 631 mijë lekë për subjektin dhe prindërit e saj për investimin e kryer në vitet 1997-1998 për ndërtimin e një shtese të apartametit që ata kishin përfituar me privatizim në vitin 1993.

Avokatja Sevdari pohoi se subjekti kishte kryer akt-ekspertim privat për shpenzimet lidhur me investimin e kryer për shtesën e apartamentit. Sipas saj, vlera e verandës nuk mund të ishte e njëjtë me atë të pjesës së banuar. Po ashtu, solli në vëmendje faktin se ndërtimi ishte informal e për rrjedhojë kishte kosto më të ulët. Në përfundim të shpjegimeve për këtë gjetje, ajo u shpreh se mbetej një bilanc negativ në shumën 70 mijë lekë, pasi nuk dokumentoheshin disa të dhëna për shkak të kohës së largët, prej më shumë se 20 vjet.

Sipas KPK, Çela ka rezultuar me bilanc negativ në masën rreth 1 milion lekë për krijimin e dy depozitave në vitin 2006 me burim dhurime nga prindërit. Sipas KPK, nuk është vërtetuar nga subjekti se të ardhurat e prindërve nga shitja e një prone të nënës, janë përfituar përpara nënshkrimit të kontratës së atij transaksioni që është kryer në 2007-ën.

Avokatja Sevdari pranoi se kontrata e shitjes së pronës nga ishin siguruar të ardhurat e dhuruara për depozitat, ishte nënshkruar pas çeljes së tyre. Por, sipas saj, subjekti kishte provuar se arkëtimi shumës së përfituar nga shitja e tokës ishte kryer disa muaj më parë. Ajo solli në vëmendje se nëse dakordësimi për çmimin e shitjes së tokës do të ishte realizuar në vitin 2007, atëherë do ishte përfituar një vlerë më e madhe. Përfaqësuesja e subjektit këmbënguli, se nëse analiza do të kryhej sipas situatës të bazuar në provat e tyre, atëherë përmbysej barra e provës.

Çela ka rezultuar në pamundësi për blerjen e një makine në vitin 2012 për shumën 1.8 milionë, si burim krijimi të së cilës janë deklaruar kursimet dhe dividend i shoqërisë së bashkëshortit. Sipas KPK, në 2012-ën shoqëria e bashkëshortit ka shpërndarë dividend në shumën 900 mijë lekë, ndërkohë që nuk është deklaruar gjendje cash në vite. Për rrjedhojë është konstatuar pamundësi po në shumën 1.8 milion lekë për blerjen e mjetit.

Sevdari deklaroi se ishte gjetur kontrata e porosisë së mjetit, që sipas saj shuan çdo dyshim për diferencën negative.

Bashkëshorti i gjyqtares Çela ka hapur dy depozita në vitet 2003 dhe 2004, me burim të ardhurat nga emigracioni në Itali dhe nga biznesi i tij. Sipas Çiftjas, nuk është arritur të provohen të ardhurat nga emigracioni dhe ushtrimi aktivitetit nga bashkëshorti i subjektit.

Komisioni nuk ka përfshirë në analizë një pjesë të të ardhurave nga qiradhënia e pronave, pasi nuk është vëtretuar shlyerja e detyrimve tatimore. Nga analiza financiare e përgjithshme paraprake ka rezultuar bilanc negativ në shumën 8.5 mlionë lekë.

Ndërkohë, kanë rezultuar burime të mjaftueshme për vlera të konsiderueshme në disa depozita dhe llogari rrjedhëse në bashkëpronësi të babait të subjektit dhe bashkëshortit të saj, me burim krijimi të ardhurat nga shitjet e asteve të përfituara nga shkëmbimi trojeve me pasuri të palujtshme.

Sevdari vërejti se Çela e ka paditur qiramarrësit dhe me vendim gjyqësor është detyruar që të shlyejë detyrimin tatimor. Sipas saj, është i rëndësishëm fakti se qiratë janë paguar në vlerën neto.

Në vijim, Sevdari theksoi se Çela i kishte pasur dokumentet për qarkullimin dhe tatimin e paguar nga bashkëshorti në vite për aktivittin e tij. Ajo shpjegoi se bashkëshorti subjektit kishte pasur një kancelari që prej vitit 2001 që kishte qenë biznes mjaft i suksesshëm pasi shërbime të tilla ishin mjaft të kërkuara në atë periudhë.

Sipas saj, për shkak të skuesesit, bashkëshorti i Çelës e kishte kthyer aktivitetin nga person fizik në sh.p.k., duke përfshirë në veprimtarinë e tij edhe importin dhe eksportin. “Duhet të përfhsihen pavarësisht pasaktësive. Janë të ardhura reale”, pohoi Sevdari dhe shtoi se tatimet kanë konfirmuar ushtrimin e aktivitetit në atë periudhë dhe se bashkëshorti i subjektit nuk kishte detyrime tatimore. Në këtë rast, ajo kërkoi që të arhdurat nga aktiviteti të konsideroheshin bazuar në parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit.

Po ashtu, Sevdari pretendoi se kishin vërtetuar punësimin e bashkëshotit të subjektit dhe të arhdurt. Ajo shpjegoi se fillimisht ai kishte punuar në mënyrë informale, por në ’96-ën ishte pajisur me leje qëndrimi. Sipas avokates, tjetër fakt i rëndësishëm është se depozita e vitit 2003, ishte çelur përpara se subjekti të fillonte detyrën.

Për depozitën e vitit 2004, ajo shpjegoi se kishin dorëzuar prova se bashkëshorti subjektit kishte mbyllur aktivitin si person fizik në atë vit dhe se gjithë vlerën që kishte pasur në arkë, e kishte depozituar në bankë, që përbënte edhe burimin e krijimit të këtij likujditeti. Sevdari këmbënguli se subjekti rezulton me bilanc pozitiv në vlerën 710 mijë lekë.

Në vijim, ajo kërkoi që të korrigjohet analiza financiare e KPK, duke pretenduar se ishte shënuar shumë më e lartë gjendja e llogarive bankare. Po ashtu, sipas saj, një pjesë e të ardhurave në analizë përllogaritet si e shkëmbyer në valutë në fund të vitit.

Avokatja Sevdari deklaroi se nga analiza financiare e përgjithshme mbetet një bilanc negativ në masën rreth 400 mijë lekë. Ajo shtoi, se pasaktësitë në deklarime janë të pashoqëuara me balanca negative dhe vërejti se këto rrethana, bazuar në parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, nuk mund të sjellin penalizim.

KPK ka gjetur se shoqëria në pronësi të bashkëshortit të subjektit ka fituar disa procedura prokurimi dhe ka lidhur kontrata me institucionet shtetërore që gjenden në territorin nën juridiksionin e Gjykatës së Vlorës. Për rrjedhojë është konstatuar se subjekti gjendet në kushtet e konfilktit të interesit dhe se kanë përfituar të ardhura si paosjë e kësaj gjendjeje. Po ashtu, u evidentua se Çela nuk ka marrë asnjë masë për korrigjimin e kësaj situate.

Ndërsa avokatja Sevdari deklaroi se sapo subjekti kishte marrë dijeni nga ILDKPKI për situatën e konfliktit të interesit kishte marrë masat që bashkëshorti të shiste aksionet që zotëronte si ortak i vetëm. Sipas avokates, bashkëshorti Çelës nuk kishte kryer veprime për kontratat me institucionet publike, por se ato ishin realizuar nga administratori shoqërisë. Ajo shtoi se të ardhurat nga prokurimet publike zënë vetëm 7% të të gjithë të ardhurave të shoqërisë.

Problemet profesionale

Gjyqtarja Herila Çela i parashtroi vetë shpjegimet dhe provat e saj në kriterin profesional. Lidhur me konstatimin e KPK për shqyrtimin e një çështje jashtë afatit 6-mujor, subjekti deklaroi se shkak ishin bërë kërkimet e palëve në process.

Për një procedim disiplinor të kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ndaj saj, që është pranuar nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë, KLD, Çela shpjegoi se i ishte drejtuar me ankim Apelit Administrativ që i kishte dhënë të drejtë. Sipas saj, rekursi iu ushtruar nga ish_KLD nuk ishte pranuar nga Gjykata e Lartë.

Ajo dha shpjegime dhe për çështjen për të cilën është kërkuar procedimi, që ka të bëjë me ndryshimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit T.M., nga “arrest në burg”, “në arrest shtëpie”. Sipas relatores Çiftja, personi në fjalë rezultonte dhe I procedurar për vepra të tjera penale dhe paraqiste rezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas KPK, në arsyetimin ligjor të vendimit të subjektit, mungonte argumentimi në lidhje me rrethanat që kishin çuar në ndryshimin e masës së sigurisë në favor të të dyshuarit, si dhe se duket se është favorizuar ky person nën hetim duke mos u konsideruar fakti se ndaj tij kishte pasur një tjetër procedim penal, si dhe masë sigurimi personal “arrest në shtëpi”. Çiftja sqaroi në seancë se i dyshuari, nën cilësinë e personit në hetim, ishte larguar nga vendi vuajtjes së dënimit, shtëpia e tij dhe më vonë në makinë i janë gjetur lëndë narkotike dhe armë pa leje.

Gjyqtarja Çela deklaroi se kërkesa e T.M. për ndryshimin e masës së sigurisë ishte kryer disa muaj pas ndalimit dhe kur nga aktet e ekspertimit ishte konkluduar se nuk kishte gjurmë të gishtave të tij në sendet përkatëse, në armën e zjarrit dhe në mbështjelljen e lëndës narkotike. Sipas saj, kjo çështje është arkivuar se fundmi edhe nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Komisioni konstatoi gjendjen e subjektit në kushtet e konfliktit të interesit edhe në një çështje profesionale. Sipas relatores Çiftja, duket se Çela gjendet në kushtet e konfliktit të interesit në gjykimin e një çështje civile ku kërkuesi pretendon pronba të shpronësuara në emër të nënës së ndjerë të subjektit të rivlerësimit.

Në vijim, paditësi ka kërkuar masën e sigurimit të padisë, ku person i tretë ka qenë shoqëria me të cilën subjekti ka pasur marrdhënie kontraktore. Ndërkohë, ka rezultuar se Çela nuk ka shënuar orën e seancës gjyqësore duke vepruar në kundërshim me Kodin e Procedurës Civile, duke mos i dhënë mundësinë paditësit që të paraqitej në seancë.

Sipas relatores Çiftja, Komisioni ngre dyshime se subjekti ka kryer veprime për të penguar paditësin të ushtrojë të drejtën e tij, për arsye se ka qenë në kushtet e konfliktit të interesit.

Gjyqtarja Çela deklaroi në seancë se në asnjë gërmë të kërkesës nuk kishte të dhëna se prona ishte pikërisht ajo e fituar nga nëna e saj me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave.

Ajo pohoi se është konstatuar se kërkesa ishte me të meta dhe është lënë detyrë që të saktësoheshin adresat. Sipas subjektit, kërkuesi kishte marrë dijeni dhe nuk ka bërë kthimin me korigjimin e të metave. Ajo shtoi se dhe një tjetër gjyqtar e ka pushuar. Për masën e sigurimit të padisë, tha se i’a kishte kaluar një gjyqtari tjetër.

Lidhur me konstatimin për mosvendosjen e orarit të seancës, Çela argumentoi se në procesverbale shënohej vendi, koha dhe palët, por jo orari i fillimit dhe mbarimit të seancave. “Unë kam zbatuar Kodin e procedurës Civile”, deklaroi ajo dhe solli në vëmendje të Komisionit se ky person është i akuzuar për mashtrim dhe falsifikim dhe se aktualisht gjendet në masën e sigurimit “arrest shtëpie”.

Për ankesën e një shtetasi italian se kërkesa për masën e sigurimit të padisë ishte shqyrtuar pas 12 ditësh, subjekti shpjegoi se e kishte shqyrtuar brenda katër ditëve nga momenti që i kishte mbërritur. Sipas saj, është shtyrë katër ditë pasi kishin rastisur dy ditët e pushimit të fundjavës dhe se nuk mund të shqyrtohej në ditë pushimi.

Duke iu referuar një çështje të shqyrtuar nga subjekti dhe të denoncuar në media, Çiftja konstatoi se Çela ka disponuar për thimin e një shume 160 mijë euro, para se gjykata të shprehej se cili është detyrimi i saktë i personave të tretë. Sipas KPK, subjkti ka përcaktuar shumën në tejkalim të objektit të padisë, pa kërkesën e palës dhe kur nuk mund ta bënte një gjë të tillë. Gjyqtarja Herila Çela kundërshtoi duke pretenduar se kishte qenë kërkimi i padisë.

KPK konstaton se subjekti ka marrë vendim për kthimin e një padie me të meta duke mos caktuar afat të arsyeshëm që t’i jepte mudnësi palës paditëse për të siguruar dokumentet e kërkuara.

Çela pohoi se kishte qenë vetë paditësja që kishte kërkuar plotësimin e të meta. Sipas saj, pala paditëse ishte paraqitur dhe kishte kërkuar kohë dhe për këtë arsye e kishte kthyer padinë me të meta.

Subjekti dha shpjegime dhe për disa çështje të tjera duke kundërshtuar pretendimet e denoncuesve.

Në përfundim, avokatja Antoneta Sevdari kërkoi konfimimin në detyrë të të përfaqësuearës prej saj, gjyqtares Herila Çela.

KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 30 tetor, në orën 09:45.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu