Shkruan Milaim Nella
Siç jam shprehur që kur Rama apeloi pezullimin e Ballukut, me aq kulturë juridike sa kam unë Gjykata Kushtetuese po të kishte qenë në binarët e ligjit dhe pavarësisë se vet NUK duhet ta kishte marrë fare në shqyrtim këtë çeshtje! Pra duhet ta kishte hedhur poshtë dhe të ngelej në fuqi vendimi i GJKKO.
Por, ta zëmë për një moment se padia në Kushtetuese ishte e pranueshme;
Ky vendim 4:4 që qartazi duket i orkestruar e na dëshmon se përballë një shqyrtimi kaq të thjeshte 4 nga gjykatësit e 8 prej tyre që morën atë vendim nuk janë të denjë profesionalisht të ulen në karriget e asaj gjykate!
Është kaq e thjeshtë!
Gjykata Kushtetuese e Shqipërise ka vite që është një tufë kukullash që dirigjohen nga mafia rilindase e në rastin më të mirë nuk kanë pikë integriteti profesional!
Ja disa shembuj;
▪️Në vitin 2022 Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim një padi të një organizate të regjistruar në vend të huaj (Diaspora Për Shqipërinë e Lirë) me president të huaj që çoi në ligjerimin e Votês së Diasporës sipas skenarit rilindas!
▪️Gjykata Kushtetuese ka dhënë verdikte antishqiptare dhe antiligjore në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë për komplexin arkeologjik të Butrintit duke ja dhenë një kompanie të huaj e cila nuk e njeh Butrintin si pjese të qytetërimit iliro-pellazg por atij grek!
▪️Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim antikombëtar, antikushtetues, antiligjor e antishqiptar në vendimin për padinë e shitjes dhe tjetërsimit të Portit tē Durresit!
▪️Gjykata Kushtetuese me vendimin për kampet e azilkërkuesve të Melonit në Gjadër të Lezhës ka cënuar rëndë Kushtetutën dhe sovranitetin e republikës kur misioni i saj fundor është pikërisht mbrojtja e këtyre të dyjave!
▪️Gjykata Kushtetuese ka lejuar dekretimin e një ministreje virtuale vendim i cili e bën Shqipërinë vend qesharak në sytë e opinionit publik shqiptar dhe botes se civilizuar!
…lista vazhdon…!
Pas këtyre vendimeve skandaloze e shumë të tjerave Gjykata Kushtetuese nuk është më garant i kushtetutës dhe ligjit në Shqipëri por rrezik kombëtar për shqiptarët!
Ajo duhet tē zhbëhet një minutë e më parë!



