Partia Demokratike do të shkojë e përçarë në zgjedhjet e ardhshme vendore që do të zhvillohen më 14 maj të vitit të ardhshëm.
Edhe pse prej disa kohësh filluan bisedimet mes dy palëve për të dalë me kandidat të përbashkët, negociatat dështuan.
Në lidhje me këtë gazetari Poli Hoxha në një intervistë për Euronews Albania, u shpreh se Gjykata e Apelit do ia lërë vulën Enkelejd Alibejt.
Sipas tij të dy palët kanë dhënë sinjale në lidhje me vendimin që do të dalë ditën e nesërme më (3 nëntor)
“Ky nxitimi dhe prerja me thikë e Alibeajt por edhe nervozizmi që flasin nga kampi tjetër ka të bëjë me vendimin e nesërm që do të jepet në favor të Alibeajt. Berisha reagon kur e di që filmi ka mbaruar. Dhe nxitimi i Enkelejd Alibeajt dy ditë para vendimit, do të thotë se e di që do marrin ca pikë me vendimin e nesërm”- tha ai.