Blake Lively ka festuar ditëlindjen e saj të 32-të dhe siç mund ta mendoni ka marrë shumë urime publike nga miqtë dhe familjarët e saj. Një prej atyre që ka tërhequr më shumë vëmendje, ka qenë mesazhi i Gigi Hadid në ‘Instagram’ e cila e ka uruar me fjalët më të bukura mikeshën e saj. “Është java e ditëlindjes e kësaj mbretëreshe dhe unë thjesht dua të tregoj se sa e lumtur dhe mirënjohëse jam që e kam atë mikeshë. Ti je një shoqe e vërtetë dhe më inspiron në shumë mënyra. Të dua shumë. Të uroj çdo të mirë”, ka shkruar supermodelja krahas fotos ku shfaqet me Blake. Mesa duket vajzat kanë një marrëdhënie të mirë bashkë dhe nga ky postim mund ta kuptojmë fare mirë këtë gjë. Blake është një nga aktoret më të njohura të “Hollywood” mirëpo momentalisht ajo po i dedikohet mëmësisë, pasi së shpejti do të bëhet mama për herë të tretë./revistawho.com