Gati të mblidhet Kuvendi i PD-së. Bujar Nishani: Janë mbledhur dyfishi i firmave, mbi 3000

0

Ish-presidenti Bujar Nishani deklaroi në emisionin “Opinion” se në takimet e ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët janë mbledhur dyfishi firmave që duhen për të thirr mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Sipas Nishanit, aktualisht janë mbledhur mbi 3 mijë firma të delegatëve të Kuvendit Kombëtar dhe se 80% e anëtarësisë së PD duan ndryshim në këtë parti.

“Ka një angazhin masiv, pra nuk ka një ndarje të qëndrimeve 50% me 50% apo 40% me 60%. Po ua them unë sot, kërkesa për thirrjen e referendumit sot është janë bërë dyfishi i kërkesë që, ajo e 1500. Janë më shumë se 3 mijë dhe ka një dyndje. Ka një masivitet mbi 80% të anëtarësisë së PD që duan të nisin një proces ndryshe në PD. Vullneti politik përcakton dhe aktet e tjera politike”,-tha Nishani.

Më herët, lideri historik i PD, Sali Berisha ka deklaruar se pas mbledhjes së 1500 firmave do të mbledh Kuvendin Kombëtar dhe më pas do të kërkojë një referendum brenda PD./Opinion.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu