Gabriel Escobar: Themelimi i Asociacionit një obligim ligjor i detyrueshëm për Kosovën

0
Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor i SHBA-së, Gabriel Escobar, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të zbatojnë detyrimet që i kanë arritur në dialog, ku një prej tyre siç pohon është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Kuvendi i Kosovës ratifikoi Marrëveshjen e Brukselit dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që është e nevojshme themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe, i cili e bën formimin një obligim ligjor të detyrueshëm për Kosovën”, ka deklaruar ai në një intervistë për Tanjug.I pyetur nëse ka aktivitete diplomatike amerikane për këtë çështje, Escobar thotë se ka “një partneritet të plotë me kolegët nga BE-ja”.
Escobar mbështet propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Shton se detajet e propozimit janë duke u diskutuar në kuadër të dialogut të BE-së.“Ne e mbështesim fuqishëm. Supozoj se pas bisedimeve mes dy qeverive do të fillojë një angazhim më i madh me publikun”, thekson ai.Escobar nuk planifikon ndonjë vizitë së shpejti në Prishtinë ose Beograd.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu