Fundi i hajdutëve: Me mbështetje të SHBA-BE, gati partia e re që sekuestron e burgos hajdutët e 28 viteve!

0

Vajza e heroit të demokracisë, Azem Hajdari, Rudina Hajdari, vijon të tronditë gjithë kupolën politike të pas viteve ’90.

Me një mbështetje të fortë nga ndërkombëtarët, që tregohet e përforcohet çdo ditë e më shumë, Rudina Hajdari është kthyer në një element shumë të rëndësishëm në politikën shqiptare dhe me një shpresë se do të rrëzojë klikën e korruptuar dhe të inkriminuar.

Pas deklaratave publike të bëra në Kuvend se po përgatitet për një model dhe frymë të re politike, duket se deputetja demokrate ka nisur takimet intensive me ndërkombëtarët, të cilët janë të gjithë bashkë kundër politikës së bërë njësh me krimin e korrupsionin.

Sot, vajza e Azem Hajdarit është takuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, me të cilin ka diskutuar mbi gjetjen dhe zbatimin e rrugëve për të çuar Shqipërinë drejt familjes evropiane.

“Një shkëmbim i hapur idesh dhe pikëpamjesh me kolegët e opozitës dhe përfaqësues të shteteve anëtare të BE mbi situatën aktuale, krizën institucionale dhe mundësitë për zgjedhjen e saj. Prioriteti kryesor gjetja dhe zbatimi i rrugëve për të realizuar vullnetin e përgjithshëm të qytetarëve Shqiptarë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Hajdari.

Kujtojmë që deputetja Hajdari u kthye në qendër të vëmendjes, pasi vendosi të dalë kundër Lulzim Bashës, Sali Berishës e gjithë opozitarëve, duke mos djegur mandatin.

Ajo tha se do të konsultohej me ndërkombëtarët për vendimin e saj, ndërsa deklaroi publikisht se vendimi i opozitës për djegien e mandateve ishte i gabuar dhe mund të rrezikonte stabilitetin e vendit.

Pasi vendosi të qëndrojë në Kuvend, Rudina Hajdari ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme me krerët e diplomacisë evropiane dhe amerikane, duke dhënë mesazhin se këta të fundit po e ndihmojnë në rrugën e një partie të re, që do të jetë mbi të gjithë klasën politike aktuale dhe të luftojë fort për rrëzimin e tyre, që nga Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, Luzim Basha e Monika Kryemadhi.

Tashmë, lëvizjet kanë nisur dhe Hajdari, ashtu siç e tha dhe në Kuvend, së shpejti mund të prezantojë planin dhe modelin e saj, që me mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe të qytetarëve shqiptarë, pritet të rrëzojë gjithë “bandën” politike, që lufton e bashkuar për të shpëtuar nga drejtësia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu