‘Fox News’: Shqipëria ka probleme me demokracinë, por administrata e Biden nuk i kushton vëmendje

0

Rrjeti më i madh televiziv në SHBA, Fox News, në një raportim për vizitën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, thekson se vendi ynë ka probleme me demokracinë, por administrata e Joe Biden dhe në përgjithësi politikëbërësit perëndimorë, po bëjnë pak në këtë drejtim.

“Disa ekspertë dhe vëzhgues në rajon pohojnë se vëmendja që merr Shqipëria nga presidenti Biden dhe politikëbërësit perëndimorë është pak për një vend që lufton të konsolidojë demokracinë e tij. Rajoni gjithashtu po merr pak vëmendje për shkak të Ukrainës dhe së fundmi edhe për shkak të luftës së Izraelit ndaj Hamasit,” raporton Fox News.

Televizioni i njohur thotë se i ka kërkuar nj koment qeverisë shqiptare për këtë çështje, por nuk ka marrë një reagim.

Rrjeti amerikan ka intervistuar edhe ish-ambasadorin shqiptar në SHBA, Agim Nesho.

“Vizita e sekretarit Blinken, edhe pse në dukje mbështetëse, vjen në një kohë kur mbështetja e gjatë e Departamentit të Shtetit për nismën e Ballkanit të Hapur, e mbështetur në partneritetin Rama-Vuçiç si katalizatorë për stabilitetin rajonal, përballet me pikëpyetje”.

“Aktualisht prirja e Vuçiçit drejt Rusisë dhe pozita e dobësuar e Ramës si një lider i akuzuar për korrupsion, i cili duket se ka humbur mbështetjen e popullit shqiptar, paraqet një panoramë të zymtë,” shtoi Nesho.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu