Deputeti demokrat Belind Këlliçi është një nga kandidatët e primareve për Tiranën për të garuar përballë Erion Veliajt në zgjedhjet e 14 majit. Ai bashke me Ilir Alimehmetin ishin të vetmit nga 7 kandidatët që votuan me partneret e tyre.
Fakt interesant është se Belind Këlliçi bashkëjeton me Ana Shkrelin, e bija Artan Shkrelit ish këshilltar i Edi Ramës dhe Ledi Shamkut, ish deputete e PS.
Anna sot votoi krah Këlliçit me shumë gjasë si simpatizante sa kohë që rregullorja e PD nuk e ndalon në votimin e kandidatëve. Një votim që e ka vënë në dukje edhe vetë Këlliçi me foto e postuara në Facebook.
“Anna dhe unë votuam tani për Primaret e Tiranës. Falenderoj anëtarët dhe simpatizantët që i janë drejtuar qendrave të votimit! Si primaret dhe shiu kanë kohën. Prandaj mos prisni gjatë! Votoni për t’i dhënë Tiranës një mundësi për ndryshim! Mirënjohës gjithnjë, Belindi”, shkruan Këlliçi duke e shoqëruar edhe me foto votimin.