FOTO/ Ilir Meta pret ambasadoren Yuri Kim në selinë e Partisë së Lirisë

0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pritur në selinë zyrën e tij, ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.

Lajmin e jep vetëm Meta me një postim në Facebook, ‘Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim.

Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE’, shkruan Meta në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu