Foltorja po fundoset si Titaniku!

0

Shkruan Qami Gjyrezi

Po shikoja sot një foto në një portal on-line te Titanikut dhe statusin: “Foltorja në këta momente”!?
Fotoja dhe statusi prezantonin shumë realisht gjëndjen e Foltores në këta momente, fillimin e fundosjes se saj.
Deri sot është fundosur gjysma e Foltores dhe kam besimin e plotë se mbas një viti do të fundoset edhe gjysma tjetër duke na lënë vëtëm shijen e keqe të saj, të një lëvizje për interesa thjeshtë personale, klanore dhe anti-amerikane.

Në fakt Titaniku u nis nga Anglia për të mbërritur në tokën e premtuar por u fundos, por la një shije të mirë, si një anije luksoze që ishte risi për kohën.
Por Foltorja, kjo rrangalle politike e ka të ndaluar të udhëtojë për në tokën e premtuar, mbasi drejtuesi i saj është non-grata.

Foltoren e ka ndaluar DASH, kurse Titanikun e pengoi fuqia e natyrës Zoti, për të mos e kaluar oqeanin.
Foltorja e filloi me shumë entuziazëm aktivitetin e saj me dy qëllime fundosjen e Liderit Basha dhe përdorimin e kësaj lëvizje populiste per interesa persnae në dëm të shqiptarëve.

Por shqiptarët nuk janë të ndaluar të shkojnë në USA, biles mund të paisen edhe me viza 10 vjecare, mbasi kanë miqësi të përjtëshme me SHBA.
Një pjesë e Foltores janë të ndaluar të shkojnë në USA, familjarët dhe mbështetësit e tyre.

Zgjedhjet e fundit në kryesinë e Foltores dhe isntitucionet drejtuese janë prova për fundosjen e saj.

Por demokratët e vërtetë, elektorati gri nuk do ta lënë Shqipërinë dhe demokracinë të fundoset por do të përshpejtojë fundosjen e Foltores me votë në zgjedhjet e ardhëshme lokale duke larguar nga pushteti edhe “Trekëndëshin e Bermudës”.
Fundosja e Foltores është një gjysmën e saj!

Koha do të fundosi edhe pjesën tjetër ose atë pjesë sic deklaroi Zoti Rajerson, është e lidhur me tranzicionin e tmerrshëm 30 vjecarë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu