Flamur Noka e ka pas zverkut, aferë me kartat e identitetit dhe pasaportat, SPAK të ndjekë paratë

0

Avokati i njohur, Idajet Beqiri në “Studio Live” në Report Tv teksa ka komentuar aksionin e Rithemelimit, tashmë që “frenat” i ka marrë deputeti Flamur Noka, pas izolimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, paralajmëroi se është gati të shpërthejë në SPAK dosja me aferat e rënda të Nokës.

Beqiri në një intervistë me Arbër Hitajn tha se Noka do të jetë subjekt i SPAK duke filluar nga pastrimi i parave me vilën në Gjirin e Lalzit, te korrupsioni i lartë, ku sipas tij, dyshohet se është përfshirë deputeti besnik i Berishës. Ai përmendi kontratën koncensionare për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike kur Noka ishte ministër i Brendshëm.

“Flamur Noka bishë e tërbuar, thonë njerëzit çfarë dreqin ka ky me Saliun. Edhe baba ta ketë nuk do bënte kaq kështu sepse nuk po bën Shkëlzeni sa bën Noka. Noka bën se e di që e ka pas zverkut të vetë. Shqipëria dhe shqiptarët e dinë shumë mirë aferën e rëndë që bëri Noka ke kartat e identitetit dhe pasaportat. Kur ishte ministër i brendshëm zgjodhi një shoqëri e cila pasi u hap rruga për të bërë kartat, ajo shoqëria u krijua më pas, ndërkohë që konkurrimi duhet bërë me ato shoqëri që ishin krijuar prej kohësh.

Kurse Flamur pasi siguroi milionat e eurove gjeti dhe shoqërinë për t’ja dhënë. Ajo shoqëri 5 milion euro do fitonte pas pas vjetëve. Më pas pas 5 vjetësh kontrata do lidhej 10 vjeçar, do ishte publike do e bënte shteti, më pas shteti do siguronte rreth 200 milion euro. Pa ligj në mënyrë arbitrare, ministri i brendshëm e shtyu kontratën dhe për 10 vjet të tjera. çfarë bëri me këtë aferë ai. Spak e di këtë aferë. Tani të shkojë ku është paraja. Këtë para e mori në këtë aferë, e çoi te liqeni artificial i Tiranës”, tha  Meçe

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu