“Fitorja” brënda humbjes

0
Shkruan Zef Ndreka
Jo vetëm qesharak pretendimi se foltorja ka fituar në zgjedhjet e pjesëshme të dt 6 – Mars!
Fituesi, por i pa merituar është PS-ja, pra Edi Rama!
Dhe pavarësisht numrit të pjesëmarrësve në votim, fitorja e socialistëve ka kapur shifrat rekord, nga 60 % deri në 70 %.
Ky fakt, do të bënte kokëulur çdo lidër opozitar të përgjegjshëm kudo në botë, përjashto në vëndin tonë, ku humbja trajtohet e festohet si fitore!
Çfar ironie!
Kjo ndodh me Shtëpinë e Lirisë , që mori 30% të votave në këto zgjedhje, duke u rënditur i dyti pas PS, por më diferencë shumë të theksuara votash.
Sa është real rezultati i dalë nga votimi i 6- marsit dhe a përfaqëson vullnetin politik të popullit kjo zgjedhje e pjesëshme në 6- Bashki?!
Përse socialistët nuk po festojnë fitorën dhe nga ana tjetër, përse janë të entusiazmuar dhe të ekzaltuar foltoristët?!
Janë shumë pyetje që mund dhe duhet të shtrohen, por edhe përgjigjët e këtyre mjaftojnë për të analizuar “fitorën” brënda humbjes.
Pak muaj më parë, kam shkruar një artikullin : “Për një votë më shumë…” Dhe, beteja dashakeqe brënda opozitës, përfundoi, fatkeqësisht, në këtë konkluzion, pra kush fiton brënda humbjes .
I pa parë ky arsyetim dhe ky objektiv i “Shtëpisë së Lirisë” dhe i liderit Berisha, që pasi provoj me fallcifikime dhe më pas me dhunë të merrte PD-në, ndryshoj “taktikë”!
Kështu, në bashkëpunim me Presidentin, me një nxitim të pa parë, menduan të zënë ne befasi, të pa përgatitur PD-në, në kulmin e krizës së sajë. U dekretuan zgjedhjet e pjesëshme në Bashkitë pa kryetarë! Gjithë grupimi i Komisionit të rithemelimit të PD-së, ndërtoi koalicionin me Metën dhe PDK, dhe fshehtas me partitë e vogla që Berisha i përdor gjithë jetën si satelitë.
Strategjia e tyre këtë radhë, rezultoi e suksesëshme, por jo për të fituar zgjedhjet, por për të marrë një votë më shumë se PD-ja. Edhe pse është e pa vlerë për shumë aresye!
Ky rezultat, pa asnjë kuptim, riaktivizoi artilerinë më të rëndë mediatike të përdorur ndonjëherë kundër liderit Basha per t’u dorëhequr! Siç duket, pagesat për mediat do të jenë joshëse!
Nën këtë ndikim, fatkeqësisht ranë shumë nga të zgjedhurit dhe të emëruarit në PD, dhe të grupit parlamentarë, me dhe pa meritë.
Shumë nga joshja që ju bën hera-herës Berisha duke i mashtruar, por edhe nga përsonaliteti dhe karakteri i tyre i dyshimtë, për të mos thënë i dobët.
Atëherë, kur duhet të qëndrosh më shumë, nuk bën të tërhiqesh! Kjo është një lloj beteje, një lloj “lufte”!
Nejse. Sa real pra, është rezultati i 6- marsit dhe a përmbush përfaqësimin politik ky votim, në këto Bashki?!
Sigurisht që jo!
Arësyet janë të thjeshta:
– Për kohën që u zhvilluan këto zgjedhje.
– Për rëndësinë që kishin nga mungesa e kryetarit, kur pas një viti do të rivotohen përsëri.
– Për tekat dhe taktikat e dinakëve antiamerikanë.
– Për bojkotimin total që ju bënë këtyre zgjedhjeve kryesisht nga votuesit e djathtë, etj.
Socialistët, shfrytëzuan me mjeshtri, pa e polarizuar elektoratin në këto zona. Punuan si nëndetëse, duke e nxjerrë në votime gjithë elektoratin e vet dhe duke ruajtur fitoret, siç i kishin me parë. Madje, duke rritur përqindjet, pikërisht për shkak të pjesëmarrjes së ulët nga pala tjetër, nga opozita. Ndaj nuk festojnë sepse janë të sigurtë në fitore për një kohë shumë të gjatë.
Ndryshe nga socialistët, opozita e përçarë nuk i motivoi mbështetësit e tij, që e bojkotuan në total.
Basha, si një lidër europian, nuk i vlerësoi maksimalisht këto zgjedhje dhe nuk përdori tërësisht peshën e rëndë për të fituar me çdo kusht.
Në të kundërt Berisha, që mu duk se ishte bërë rezident në Shkodër!
Bashkëpunimi i tij me këdo, duke përfshirë edhe non grata në Shkodër e Durrës ishte jetik për të dhe mbështetësit e tij. Ndaj , humbjen e konsiderojnë fitore, mjaftonte një votë mbi PD-në.
Kështu pas 6 marsit u rindez artileria shumë e rëndë për të marrë PD-në, tashmë jo më dhunë, por me votë dhe me kusht që të japë dorëheqjen Basha…
Nuk është dhe aq qesharake kjo taktikë, që thellon më tej hendekun për t’u “bashkuar” dhe “forcuar” opozita!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu