Fier/ Disa persona zbresin nga makinat dhe godasin 31 vjeçarin në kokë

0

Një 31 vjecar ka denoncuar në komisarioatin e Fierit se disa persona kanë zbritur nga dy automjete dhe e kanë goditur në kokë.

“Në datë 14.05.2023, në orën 14:00, në Komisariatin e Policisë Fier është paraqitur shtetasi T. C., 31 vjeç, banues në Suk 1, i cili kallëzon se në fshatin Suk 1, nga dy automjete kanë zbritur disa persona dhe e kanë goditur me pëllëmbë në kokë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë njoftuar menjëherë prokurorin e gatshëm. Shtetasit T. C. po i merret kallëzimi i plotë për këtë rast.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, 2 autorë të dyshuar, shtetasit H. S., 42 vjeç dhe K. C., 49 vjeç, të dy banues në Roskovec, të cilëve po u merret dëshmia në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Po punohet për shoqërimin e shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë rast,” njoftoi policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu